Ish-kreu i PD-së,Eduard Selami, takoi dje Presidentin Bujar Nishani dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode. Selami tha për “Gazeta Shqiptare” se “ishte një takim vlerësimi për rolin e tij si kryetar shteti”. “Unë e vlerësoj si zgjedhjen e z.Nishani në këtë post të lartë, ashtu edhe rolin e tij në përmbushjen e detyrës që kryen si moderator. Kam shumë konsiderata për z.Nishani dhe e vlerësoj shumë. Jam i kënaqur që ai po e përmbush me shumë sukses detyrën që ka në krye të shtetit, duke qenë një balancues mjaft i mirë i situatave,” citon GSH, Selamin.
Selami konfirmoi gjithashtu se ditën e enjte do të largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke siguruar se do të rikthehet sërish, ndoshta diku në fund të marsit. “Unë do të iki e do të rikthehem sërish dhe madje shumë shpejt”.
Selami është takuar me kreun e PD-së, Berisha, kryebashkiakun Lulëzim Basha, me ministrin Olldashi dhe kreun e grupit të PD, Astrit Patozi. Ish-kryetari i PD-së, që për shumë vite u largua në SHBA, thuhet se do jete ne listat e deputeteve te PD në qarkun e Elbasanit ose atë të Tiranës.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, thotë në një postim në Facebook se Selami nuk ka ikur kurrë nga PD. “Selami nuk ka ikur. Edi është anëtar i Këshillit Kombëtar, i pranishëm në thuajse gjithë fushatat e Partisë Demokratike. PD është parti e madhe pikërisht sepse ka nevojë dhe hapësirë për kontributin e të gjithëve”, shkruan Olldashi.
Ju prap mund ti fusni nje shkelm bytheve….
Eshte mesuar Edi ….apo nuk e ka kemben Saliu…!
Bir Selmani nenes ke te qaj me pare,ty apo Sal Gomar………
Ky me kujton nje xhepist tel lagja me kete surrat
A te fshifte kolera more plehre, nuk bere prokopi ne usa se duhet pune, tani futju me llape bythfishkurit te vucidolit.
Te pakten kishe emrin dhe dinjitetin tend Ed! Po i futesh nje balte qe do te te mbuloje sh shpejt. Gjynah!!