Duhet të ishte një ditë e madhe për Bankën Qendrore Europiane (BQE), por u shndërrua në një betejë të vërtetë. Inaugurimi i selisë së re të Eurobankës në Frankfurt, kostoja e të cilës llogaritet 1.3 miliardë euro, është njollosur nga trazirat.
Protestuesit, disa të maskuar, qëlluan me gurë, ngritën barrikada, bllokuan disa rrugë dhe dogjën goma në qendër të kryeqytetit financiar gjerman. Dhjetëra persona janë plagosur.
Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, e konsideroi ndërtesën e re një simbol të “më të mirës që Europa mund të arrijë së bashku”.
Organizatorët e protestës kanë thënë se duan të tërheqin vëmendjen për rolin e Bankës Qendrore Evropiane në zbatimin e kursimeve fiskale në gjithë Eurozonën.
Duam që politikat e shtrëngimit të përfundojnë”, shpjegoi për Reuters, Ulrich Wilken, një nga organizatorët e marshimit.
“Ne europianët kemi nevojë për vende pune të denja dhe jo për godina që kushtojnë miliarda”, proteston Lorena një vajzë spanjolle që ka shkuar në Frankfurt në një autobus të marrë posaçërisht për këtë rast.
Ndërtesa ka kushtuar 1.3 miliardë euro, pothuajse dyfishi i vlerësimit fillestar. Bëhet fjalë për dy kulla binjake prej 182 metrash lartësi prej betoni, xhami dhe çeliku. Ndërtimi i saj ka zgjatur 12 vjet. Institucioni e kishte marrë me qira (200 mijë euro në muaj ) selinë e tij të vjetër.
BQE thotë që e ka financuar të gjithë projektin me burimet e veta.

JA POPULLI ME MEND NE KOKE.
POLITIQENERIT GREKE E FUTEN GREQINE NE BORXHE PER TE BERE LLOJ LLOJ TENDERASH PER RRUGE E STADIUME QE AS NUK I DUHESHIN FARE GREQISE, DHE GREKERIT RRININ BENIN SEHIR DHE KENAQESHIN ME NDONJE KOCKE QE U HIDHNIN PER TE LEPIRE,
JA KU JANE SOT.
KJO I NDRYSHON GJERMANET NGA GJITHE PJESA TJETER E EUROPES.
Gjermania ben ndertesa 150 kateshe dhe nuk ju jep borxhet Grekeve.
Euroja si monedhe i intereson vetem gjermanise perfundismisht e cila po superpasurohet nga ana tjeter shtete e tjere te BE se si Greqia po vuajne pasojat e politikave te mbrapshta te BE se te cilat sollen dhe ate gjendje financiare ne te cilen Geqia eshte dhe sot.