Sëmundja e gjedhit, Panariti: Bllokohet shitja e mishit për dy javë

Elton Tafaruci

Tregtimi i mishit  me origjinë vendase edhe për dy javë do të vijojë që të jetë bllokuar. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se  kjo masë është e domosdoshme për të ndaluar perhapjen e semundjes se gjedhit që ka prekur vendin por edhe shumë shtete të rajonit.

Kreu i bujqësisë kërkoi  mirëkuptim nga operatorët ekonomikë në lidhje me këtë situate. Aktualisht do të përdoret vetëm mishi i importit nga vendet që nuk janë të prekura nga sëmundja e gjedhit, ndërsa do të lejohet konsumi i mishit të shpendëve, bagëtive të imta dhe mishi i derrit.

Panariti: Strategjia e kontrollit të sëmundjes që parashikon mbylljen e tregjeve të hapura të kafshëve, kjo është një masë provizore. Siç thashë pasi të stabilizohet imuniteti në kafshë ne do ta hapim menjëherë tregun, por ne nuk mund të rrezikojmë për hir të disa interesave ekonomike që unë kam batyrisht mirëkuptimin tim, nuk mund të rrezikoj të hedhim në erë blektorinë pikërisht për shkak të disa interesave. Për 2 javë do të hapim tregjet e kafshëve dhe të  për të lejuar edhe importet sipas rregullave.

Ministri i bujqësisë bëri me dije se vaksinimi i bagëtive  në të gjithë vendin pritet që të përfundojë brenda 10 ditëve.

Panariti: Për 10 ditë dot ë kemi përfunduar vaksiminim, kërkohet një periudhë për vendosjen e imunitetit, minimalisht në një javë.

Kjo sëmundje është përhapur me shpejtësi në shumë vende europiane si Bulgari, Rumani, Kosovë, Maqedoni, ku niveli i prekjes të tufave të kafshëve është shumë e madhe.

Në bashkëpunim me BE, Shqipëria ka ngritur një strategji parandalimi dhe monitorimi të kësaj sëmundje duke marrë nga fondi i emergjencës së BE për përballimin e përhapjes së kësaj sëmundje, 25 mijë doza vaksine, të cilat janë shpërndarë në fermat komerciale me mbi 50 krerë gjedhë.

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte super mashtrues, eshte i papame.
    Ka “hallin” e popullit, sa t’ja mbushin mire xhepin dhe do te dale e deklaroji se nuk ka me bageti te semura dhe cdo gje eshte normalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *