Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Le të presim fundin. Historia jonë e këtyre çështjeve deri më sot ka qenë një vrimë në ujë. Uroj që kësaj radhe të mos jetë e tillë. Kjo do na tregojë se vërtet disa gjëra po fillojnë të ndryshojnë për mirë. Si Toma, në Shqipëri ka me qindra, për të mos thënë me mijëra, pavarësisht shumave të padeklaruara prej tyre. Ndëshkimi duhet të vijë jo aq nga sasia e eurove të fshehura apo të pajustifikuara, por si pasojë e shkeljes së ligjit nga të gjithë ata që janë subjekt i deklarimit të pasurive, pra dhe i kontrollit të ILDKPI. Lufta ndaj korrupsionit prej këndej duhet të fillojë me seriozitetin maksimal. Ligji është, strukturat dhe njerëzit po ashtu, atëherë le të shohim veprimet. Sëmundja jonë më e madhe këto vite është pandëshkueshmëria, sidomos kjo më e dukshme ndaj peshqve të mëdhenj, të lidhur ose jo me politikanët.
