Sëmundja e rëndë shuan shefin e Imazherisë te QSUT

anazapta

Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” ka humbur dje një nga ekspertët më të mirë në fushën e radiologjisë. Shefi i shërbimit të Imazherisë në QSUT, Gjergji Vreto, vuante prej kohësh nga një tumor malinj, betejën më të cilin e ka humbur ditën e djeshme.  Me një eksperiencë gati 30-vjeçare në fushën e imazherisë, i specializuar në fushën e neuroradiologjisë ai ishte pedagog në Fakultetin e Mjekësisë që prej vitit 1995. Gjergji Vreto ka kryer specializime afatgjata në ”New York University” dhe në spitalin “Lariboisiere” në Paris. Prej më se një dekade ai ishte edhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Radiologjisë.

Me shumë botime dhe referime në kongrese radiologjie dhe revista shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndarja e tij nga jeta konsiderohet një humbje e madhe për fushën e imazherisë në vendin tonë.

Share This Article
8 Comments
  • Nga hapesira e medicines Shqiptare u shkeput nje meteor,
    drita e te cilit nuk do zbehet.
    Lamtumire
    I dashur Gjergj !

    • Unë jam i interesuar në të folur me ju në lidhje me një hetim psikiatrik. Nëse ju mirësi do të jetë në gjendje të japë më me të dhënat tuaja të kontaktit për të arritur ju në vendin tuaj të punës, që do të vlerësoi mirësi. Ju mund email me at [email protected]. Faleminderit!

      Gjithashtu, Në qoftë se ju flisni anglisht, që është gjuha ime fillore dhe do të preferonte për të komunikuar në gjuhën angleze.

  • Sot qe rastesisht vura re ne faqen e pare qe “DITA” ekspozon qe ne mengjes,nuk i besoja syve.Kisha disa vite pa e pare GjergjinNjeriu qe punoi aq shume ,pa u ndjere sic punojne profesionistet e vertete,kunder kancerit qenka larguar nga jeta nga kjo semundje.
    Mirenjohje dhe nderim te thelle per Gjergji Vreton.

  • Trishtim shume i madh per humbjen e nje luftetarit ne shkencen e mjekesise shqipetare
    E pa besueshme !! Ngushellime familjes
    Arben Ruca Milano

  • Trishtim shume i madh per humbjen e nje miku e luftetari ne shkenzen e mjekesise shqipetare
    E pa besueshme!! Ngushellime familjes
    Arben Ruca Milano

  • Dr. Gjergji vuante prej pak kohesh. Iku me pushimet e veres vjet ne gusht per te mos u kthyer me ne ndihme te te tjereve por te vetes aty ku perkushtoi jeten dhe punen e tij. Nje nder mesazhet e fundit qe na percolli farepak para berjes te ditur te lajmit per semundjen e tij ishte se te gjithe leket ilace do t’i bejme…puna eshte sa me vone…Ajo qe Ishte eshte pak te shkruhet ne fjale, kundershtonte me pasion familjaret kunder cdo lloj rryshfeti sa qe vete ata nuk e besonin, punonte deri vone per tu kthyer interpretimin e imazheve cdo qytetari dhe sidomos te qytetit te tij. Falte dhe perulej per cdo padrejtesi edhe nga te tjeret, kur nuk mund te ndikonte ne vendimmarrje. Ishte i ekzaktesisht sakte dhe i shumeditur ne fushen profesionale dhe ja plaste shpirtin mungesa e informacionit dhe mosorientimi klinik. U prefte ne paqe dhe pacin fat ne jete binaket e vegjel qe i dhane jete fundit te jetes te tij. Do na mungoje puna dhe prania e tij.

  • Nuk gjej fjale te pershkruaj dhimbjen qe me perfshin kraharorin. Kam rrespektin dhe vleresimin me te madh per Dr. Gjergjin, mesues, koleg dhe se pari njeri. Nuk mund ta besoj qe u largua nga kjo jete nje profesionist i tille. Nuk e besoj qe kur te futem atje te salla e rezonances apo kur te me duhet nje interpretim i imazherise se ndonje oacienti, te mos jete firma potente dhe bindese e Dr. Gjergjit. Ngushellime per te gjithe por sidomos familjes. Lamtumire i dashur koleg dhe mik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *