Ende pa kaluar mirë Dermatoza Nodulare, në Mat është shfaqur një tjetër sëmundje e gjedhëve.
Bëhet fjalë për Antraksin, për të cilin është shënuar edhe rasti i parë.
Sipas “Balkanweb”, rasti është shënuar në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.
Menjëherë pas kësaj që ndodhi, banorët kërkojnë me ngulm vaksinimin e gjedhëve të tjera.
Ndërkohë mjeku i Shërbimit Veterinar pranë zyrës së Bujqësisë Mat, Selman Kurti, u shpreh se ky rast është konfirmuar nga Instituti i Lartë Veterinar.
Ai shton më tej se kjo sëmundje ngjitet tek njeriu nëpërmjet konsumimit të mishit.
l.h/ dita

Para konsumimit te mishit duhet te kihet kujdes te ruhemi nga kontakti dhe me lekuren,pra nga perpunimi ne pergjithesi me gjedhin e therur ose te ngordhur.