Sëmundjet e zemrës, 6 faktorët që ndikojnë

redaktor

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat kryesore për minimizimin e faktorëve madhorë të rrezikut për sëmundje të zemrës, dislipidemisë, hipertensionit, diabetit, sindromit metabolik dhe obezitetit.

Studime të shumta kanë provuar dobinë e ushqyerjes së shëndetshme në mënjanimin e këtyre faktorëve përcaktues biologjikë të rrezikut, duke ndikuar kështu edhe në parandalimin e sëmundjeve kronike të zemrës, si dhe ndërlikimeve që mund të rrjedhin prej tyre.

Sa i takon kujdesit që duhet të ndiqet për të reduktuar ndërlikimet nga sëmundjet e zemrës, pacientit i rekomandohet që: Të pakësojë marrjen e tepruar të kalorive në pajtim me masën e tij trupore që synohet dhe aktivitetin që kryen duke u përpjekur të mbajë një peshë konstatnte trupore, të përpiqet të marrë gjatë ditës rreth 5 porcione zarzavatesh e frutash, të përdorë mish jo të dhjamosur të alternuar me peshk dhe pulë, të minimizojë marrjen e kripës së gjellës, (deri në 6 gram në ditë,nëse është hipertonik)”.

Gjithashtu duhet të minimizojë marrjen e sheqerit nëse ka probleme me trigliceridet dhe ta eliminojë atë, nëse ka probleme me çrregullimet e glukozës ose ta përfshijë atë në masën e kalorive ditore të përcaktuara për t’u marrë nga karbohidrate, të kufizojë marrjen ditore të kalorive nga yndyrat në masën më pak se 30 për qind të tërë sasisë së kalorive, prej të cilave jo më shumë se 10 për qind yndyrë (më pak se 7 për qind yndyrë të saturuar nëse ka hiperkolesterolemi ose diabet).

Mjaft të rëndësishme janë edhe marrja e drithërave, si dhe përdorimi i frutave të thata si arrat, lajthitë ose bajamet nëse kolesteroli HDL është i ulët.

 

Faktorët e riskut

  1. Sasia e lartë e kolesterolit në gjak shton riskun për sëmundje kardiake. Ndaj duhet të testoheni që të dini sasinë e kolesterolit në gjak (kolesterolit të mirë HDL dhe atij të dëmshëm LDL), si dhe nivelin e triglicerideve. Në varësi të rezultateve të testimit do të kuptoni nëse jeni përballë ndonjë risku për sëmundje të zemrës.
  2. Studimet e bëra tregojnë se inaktiviteti fizik gjithashtu e shton rrezikun për sëmundje të zemrës, kjo edhe nëse nuk keni faktorë të tjerë rriskues. Ndaj duhet të përfshini në rutinën tuaj të javës, detyrimisht të paktën 2 orë aktivitet aerobik.
  3. Duhanpirësit janë 6 herë më të rrezikuar nga infarkti i miokardit. Ndaj këshillohet që të shmanget konsumi i duhanit sa më shumë që të jetë e mundur.
  4. Kujdesuni që të keni një peshë trupore të shëndetshme. Sa më i madh që të jetë indeksi i masës tuaj trupore, aq më i lartë është edhe rreziku për sëmundje të zemrës.
  5. Po ashtu duhet të dini që presioni i lartë i gjakut shton ndërlikimet kardiake. Për të shmangur ndërlikimet duhet të mbani nën monitorim të vazhdueshëm këtë tregues.
  6. Diabeti është gjithashtu një nga faktorët kryesor të riskut për sëmundje të zemrës. Ju mund të ulni riskun duke mbajtur në kontroll sasinë e glukozës në gjak.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *