Sëmundjet mendore, shqiptarët renditen të parët

Ornela

Shqipëria renditet e para në rajon për sëmundjet e shëndetit mendor. Një studimi i revistës shkencore ‘Lancet’, tregon se rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga këto sëmundje.

Në raport theksohet se në vendin tonë shënohet nga viti në vit rritje e numrit të personave të prekur nga çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni.

Sipas ekspertëve, personat e prekur në vendin tonë përveç vështirësive që hasin sa i përket kujdesit shëndetësor, vuajnë edhe diskriminimin, që nis nga mënyra se si trajtohen në spitale deri tek problemet që hasin në familje apo shoqëri sa i përket integrimit të tyre.

Studimi rendit ankthin si sëmundjen më të përhapur në këtë kategori në vendin tonë, me 3.56% të popullsisë së prekur. Më pas vijnë depresioni dhe varësia nga alkooli dhe drogat, me 1.67% të totalit të popullsisë.

Studimi thekson se ankthi po njeh rritje të numrit të të prekurve edhe në nivel global. Raporti flet për humbjen e 16 trilionëve Dollarëve nga viti 2010 e deri tani në mungesë të adresimit të problemit.

Ndërkohë, shënohet edhe ulje e moshës së vdekjes nga sëmundjet mendore. Shumë pacientë në gjendje të rënduar humbin jetën pa mbushur 20 vjeç.

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
  • “Sëmundjet mendore, shqiptarët renditen të parët”
    ne eksportojmë në botë!!
    shiko netin,dhe morri fund muhabeti!

    • Hahaha jemi te paret per shume gjera. Ja u kemi kaluar Europes per Ekonomi (ne kohen e merhumit Sali), ja u kemi kaluar per droge (madje edhe mafies italiane). Dhe tani jemi kampinet e te dalurve mendsh. Hahaha Cfare statistikash! Kush i ben keto more!? Po, po kemi cuar edhe raketen e pare ne Mars! dhe do te nisim nje ne Jupiter. Te shikojme nese mund te mbjellim patate atje. Patate Jupiteri, more! A e kuptoni ore shqiptare qe po ju bejne lolo? Po ku i gjeti parate kjo revista Lancet qe te beje nje studim te tille dhe ti rezultojne qe 14% e shqiptareve jane tek pavioni 5-se. A e kuptoni genjeshtren? Kjo do te thote qe ne 100 shqiptare 14 jane te marrosur. Pra ne cdo 7 persona nje ka ikur nga mende e kokes. A i shikoni ju shqiptare 1 ne cdo 7 persona te ikur nga mende e kokes neper rruget e Shqiperise apo familjet tuaja. Kjo eshte nje tjeter poshtersi dhe lajm i rreme (fake news) per ta nxire Shqiperine dhe shqiptaret. Hej gazetare qe raportoni beni pak arithmetike more.

        • Ne Greqi mund ti kesh keto statistika sepse ata paguhen me shume dhe duke bere qejf ne Buzuqit kaptojne nga mende e kokes dhe hidhen ne det kur bie flaka ne pyll.

  • E sakte, tashti kuptohet statistikisht edhe me qarte perse ne shqiptaret nxjerrim historikisht ne krye te vendit psikopate delirante.

  • Perqindja e te semureve mendor nuk eshte e sakte. Para 30 viteve, ne, shumica, nuk flisnim fare, s’na e mbante. Sot flasim te gjithe me veten…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *