Ushqimi, si një aleat i shëndetit, ndonjëherë mund të shndërrohet edhe në armikun më të keq të tij. Pikërisht për shkak të disa mikroorganizmave të rrezikshëm, ushqimi mund të çojë në shfaqjen e disa sëmundjeve, të cilat manifestohen me simptoma të ndryshme. Nëse konsumojmë ushqime të kontaminuara nga këto mikroorganizma, do të përballemi me helmim ushqimor apo sëmundje që e kanë origjinën pikërisht tek ky kontaminim.
Esherichia Coli
Është një bakter i njohur dhe potencialisht I rrezikshëm. Infeksioni i eschericia coli-t manifestohet brenda 6-36 orësh e diarre, dehidratim, të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Për të shmangur këtë sëmundje duhet të bëhet kujdes sidomos me frutat e detit të nxjerra nga ujërat e kontaminuara, frutat dhe perimet e ujitur ame ujë të infektuar, gatimet me mish jo të pjekur ose zier mirë, qumështi I pasterizuar dhe derivatet e tij.
Salmonela
Sëmundja fillon të shfaqet nga 6 deri në 72 orë pas konsumit të ushqimit të prekur. Manifestohet me të përziera, të vjella, diarre, dhimbje barku, dhimbje koke dhe ethe. Bartësit ku haset më shpesh janë shpendët, vezët, qumështi, perimet, uji, mishi dhe nënproduktet e tij.
Helmimi nga stafilokoku
Me konsumimin e ushqimit të kontaminuar, mjaftojnë 1-7 orë që të shfaqen simptomat e para: të vjella, diarre, dobësi dhe kriza barku. Në tavolinat tona, ky bakter mund të vijë nëpërmjet mishit jo të gatuar mirë, qumështit, panës, vezët dhe djathërat.
Botulizmi
Botulina është një toksinë që përdoret shumë në estetikë, por nëse konsumohet mund të shkaktojë një helmim të rëndë. Manifestohet 12-36 orë pas konsumit me vështirësi në shikim dhe të folur, probleme në gëlltitjen e ushqimeve, dobësi muskulare, të përziera, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje. Vjen kryesisht nga ushqime si konservat, salsiçet dhe frutat e perimet e përpunuara në shtëpi.
Bakteri clostridium perfrigens
Shenjat e para të prekjes nga ky lloj helmimi shfaqen nga 6 deri në 24 orë pas konsumimit. Mund të gjendet kryesisht te produktet e mishit që përgatiten në temperaturën e ambientit. Simptomat janë dhimbjet e forta të barkut, diarreja dhe të përzierat.