Ndërsa ‘kosa’ Vetingut po zbret në nivelet e ulëta të gjyqësorit, edhe gjashtë magjistratë kanë dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 2019 dhe ditëve të para të janarit 2020. Shqiptarja.com mëson se gjyqtarja e Sarandës Ketra Bajrami si dhe gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për arsye shëndetësore.
Gjyqtari Shkreli ishte edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, madje relator i vendimit që rrëzoi Presidentin Ilir Meta, duke legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Dorëheqjen e ka dhënë edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Liljana Baku, jo për arsye shëndetësore, por për shkak të angazhimit në një pozicion pune jashtë sistemit gjyqësor.
Tre kërkesat për t’u larguar nga sistemi janë miratuar në 10 dhjetor 2019 nga KLGJ, i cili ka vendosur mbarimin statusit të magjistratit për të tre gjyqtarët.
Për gjyqtarin e Apelit Tomor Skreli procesi i verifikimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, kishte nisur që në mars të vitit 2019. Ndërsa për gjyqtaren e Sarandës Ketra Bajrami procesi i verifikimit nga Komisioni i Vetingut ka nisur në nëntor 2019. Edhe për gjyqtaren e Krimeve të Rënda Liljana Baku procesi i Vetingut kishte nisur që në janar të vitit 2019. Por, për asnjërin nga tre gjyqtarët e vetëlarguar nga sistemi nuk ishte caktuar një datë nga KPK-ja për t’u njohur me rezultatet e Verifikimit. Në ditët në vijim, sipas një procedura të konsoliduar tashmë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të vendosë ndërprerjen e procesit të Vetingut për të tre subjektet, bashkë me shënimin sipas të cilit ata nuk kanë të drejtë të bëhen pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Po gjatë muajit dhjetor 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar edhe kërkesat për të dhënë dorëheqjen nga drejtësia të gjyqtarëve të Apelit të Tiranës, Agim Bendo dhe Astrit Haxhialushi, për të cilët kishte nisur procesi i Vetingut që në vitin 2018, por që nuk ishte caktuar një datë për ta, për t’u njohur me rezultat e hetimit. Dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor e kanë paraqitur edhe tre gjyqtarë të tjerë, të cilët kanë shërbyer në Gjykatën e Kavajës, në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Gjykatën e Apelit në Korçë.
Dorëheqjet e tyre janë miratuar nga KLGJ në datën 9 janar 2020. Nga janari 2016 deri në janar 2020, kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë 24 gjyqtarë. Shumica e dorëheqjeve janë motivuar me arsye shëndetësore si dhe me punësimin në pozicione të tjera jashtë sistemit të drejtësisë./ Shqiptarja
l.h/ dita

Hajd gjak e dhjame pasuria e vjedhur. Shijojeni jeten tani pa merak. 7 breza i keni siguruar. Ju te demtuarit “vetehidhuni” nga ballkoni.
Prit prit se dardha e ka bishtin prapa….
Po me Noteret kur do filloni?Ata kane bere kerdine me pronat ;apo edhe ata do te japin dorheqien nga frika?Merruani pasurit ketyre shshunjave te shoqerise sone,qe te bindemi vertete se kemi nji qeveri te popullit!
Nj pleh Tomor Skreli u largua nga Gjykata e Gjirokastres ka hotel ne emer te dhendrit qe punon ne dogan.
Midis te dorehequrve eshte edhe gjyqtari i apelit Korce stavri Kallco.Veterani i korrupsionit ,ka mbi 30 vjet qe vjedh,zhvat rembeb pjese pronash nga njerzit hallexhinj.Pa frike mund ta quash mamuthi i korrupsionit!
Ne harten e babezise perfshihen prona ne greqi ,Pogradec ,Tirane,bregdet …..deri vila ne Florida te amerikes.
Si mund te lejohen kjo lloj race te gezoje gjith kete pasuri te vjedhur,vetem me njedoreheqje,kur dihet qe ata te vetingut i kane nje dosje hajduterie sa nje mal?
Po SPAK do i trajtoje ,keta hadute,apo Stavri do shpetoje se ka qene deputet i socialisteve ne vitin 1991,ku ai parfaqesonte PPSH.TURP i madh per kete reforme drejtesie,nqs ju nuk ndeshkoni keta qe dorehiqen “gjoja” pa pritur para vetingut u semuren.Mos valle i njoftojne dhe i mesojne si ti shpetojne vetingut,e me pas ndajne parate.Turp,Turp……Turp!!!!!
Midis te dorehequrve eshte edhe gjyqtari i apelit Korce stavri Kallco.Veterani i korrupsionit ,ka mbi 30 vjet qe vjedh,zhvat rembeb pjese pronash nga njerzit hallexhinj.Pa frike mund ta quash mamuthi i korrupsionit!
Ne harten e babezise perfshihen prona ne greqi ,Pogradec ,Tirane,bregdet …..deri vila ne Florida te amerikes.
Si mund te lejohen kjo lloj race te gezoje gjith kete pasuri te vjedhur,vetem me njedoreheqje,kur dihet qe ata te vetingut i kane nje dosje hajduterie sa nje mal?
Po SPAK do i trajtoje ,keta hadute,apo Stavri do shpetoje se ka qene deputet i socialisteve ne vitin 1991,ku ai parfaqesonte PPSH.TURP i madh per kete reforme drejtesie,nqs ju nuk ndeshkoni keta qe dorehiqen “gjoja” pa pritur para vetingut u semuren.Mos valle i njoftojne dhe i mesojne si ti shpetojne vetingut,e me pas ndajne parate.Turp,Turp……Turp!!!!!!!
Keta zagare kane vene pasuri mbi gjakun e te pa mbrojturut ,pra te fukatenjeve qe i kane shkelur me kembe . Prandaj nuk duhet ti lini te lire .Jepini gaz ,vete po ju thone se ne jemi hajduter dhe kemi frike nga VETINGU .SPAK mbasi te mbaroje pune me peshqit e medhenj politikane ,pastaj te beje inventarin e ketyre zagareve te pa cipe.: