Senati amerikan miraton marrëveshjen për buxhetin

Saimir Lleshi

Senati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar marrëveshjen për buxhetin dyvjeçar të vendit.

Në këtë buxhet parashikohet rritja e shpenzimeve dhe evitimi i mbylljes së qeverisë, siç ka ndodhur vitet e fundit.

Marrëveshje e miratuar më herët edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve duhet të marrë firmën përfundimtare nga presidenti Barack Obama.

Kjo marrëveshje u arrit pas disa javëve të negociatave ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe kryesuesit të atëhershëm të Dhomës Përfaqësuese, John Boehner, nga Partia Republikane.

Boehner vendosi të japë dorëheqjen nga posti që mbante. Në Senat kjo masë, me të cilën rriten shpenzimet e qeverisë amerikane për 80 miliardë dollarë, u miratua me 64 vota për dhe 35 kundër. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *