Senati i Universitetit të Tiranës ka vendosur me votë unanime lirimin e menjëhershëm të godinës së Fakultetit të Drejtësisë, auditorët e të cilës mbahen të bllokuara nga disa studentë, të cilët janë ngujuar prej ditëve të para të janarit 2019.
Brenda godinës së Juridikut ndodhen të ngujuar një grup i vogël studentësh, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë.
Aktualisht, të gjitha degët e juridikut po zhvillojnë mësim në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.
Në deklaratën e miratuar nga anëtarët e Senatit të UT, kërkohet që studentët të lirojnë hapësirat e fakultetit për të lejuar zhvillimin normal të procesit mësimor, kërkesë kjo e pjesës dërrmuese të studentëve të Juridikut.
“Sot Senati i UT votoi pa ASNJE votë kundër për lirimin e menjëhershëm të hapësirave të fakulteteve që mbahen të bllokuara. Kësisoj, Senati i UT i është bashkuar përmes vendimmarrjes së sotme shumicës dërrmuese të studentëve që duan të zhvillojnë mësim”, thuhet në deklaratën e Senatit të UT.
Paralel me këtë mbledhje, një grup pedagogësh, mes tyre ish-deputeti i PD-së Mark Marku dhe kandidati për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Rezart Prifti, zhvilluan një takim me ministren e Arsimit Besa Shahini. Pas takimit ata janë shprehur se kanë dalë pa një përgjigje në lidhje me 5 kërkesat e tyre dhe paralajmëruan përshkallëzimin e protestës së tyre
Mirëpo, disa orë më pas, Asambleja e Pedagogëve të UT doli me një vendim ku njoftonte nisjen zyrtarisht të grevës përmes një deklarate, pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk ishte përgjigjur për kërkesat e tyre sa i takon ndryshimeve në ligjin për Arsimin e Lartë.
o.j/dita

Mark shalëgjati nga komiti maleve të shpellarit S.Berisha paska studentët e juridikut nën hygjim ,mjerë ku kemi vajtur e ku do shkojmë me këto student të këtijë shpellari që vetë nuk di shqipen zyrtare. !!!!
Po argatja berishës a ishte aty…?
Jo keta ngelsat mjerane janë efektiv i leshitdhise dhe janë nën kujdesin gjysheror të Kejdi dhembcakalles dhe Epshurr Brahimkari prandaj rrijnë të ngujuar se vajtojne fundin politik të Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë
ashte Toka e Xanun
Universiteti i Tiranes eshte i popullit shqiptr jo i nje grushti studentesh qe kerkojne te imponojne kapriciot e tyre.Me vendim te senatit,policias sot ti nxjerre qe aty.
Rama eshte i futur gjer ne cacke te kokes ne PPP dhe koncesione,grabit majtas e djathtas,prandaj ben si tolerant,Por kjo tolerance e shtirur e ketij hajduti po shkaterron institucionet,vecanerisht ato Arsimore.
Ku nuk ka rregull e disipline,aty nuk ka as dije,as arsimim.Kerkove timonin dhe tepsine,ti dhame.Tani drejto shtetin,ose jep doreheqjen.Nuk eshte turpo.
Këta filoqylsa, mos haroni, janë fëmijët e gjyqtarve, noterëve dhe avokatëve që e bënë këtë ven çarçaf. Çfarë mendoni se bëjnë!? Asgjë më shumë se të mbrojnë qylin. Pse jo, ashtu u rritën ashtu i mësojnë, ashtu do bëjnë. Tek rafsha, mos u vrafsha!
U kujtuat me ne fund ,se ju jeni “pronaret” e vertete te Universitetit dhe jo keta ngelesat e perseritesat qe jane aty per 4-5 vjet dhe pasi te bejne ato deme qe ne i pame dhe qe duhet ti paguajne nji menji ,kercasin dhe ikin !Por cdo bejne tashti MarkaQorret dhe Valentina, te pakten ti kishit lene sa te kalonte Shen Valentini!Ky ultimatumi i Rames i pershpejtoj ngjarjet! E po gezuar ShenValentinin atehere ,zonja Valentina!
U kujtuat me ne fund ,se ju jeni “pronaret” e vertete te Universitetit dhe jo keta ngelesat e perseritesat qe jane aty per 4-5 vjet dhe pasi te bejne ato deme qe ne i pame dhe qe duhet ti paguajne nji menji ,kercasin dhe ikin !Por cdo bejne tashti MarkaQorret dhe Valentina, te pakten ti kishit lene sa te kalonte Shen Valentini!Ky ultimatumi i Rames i pershpejtoj ngjarjet! E po gezuar ShenValentinin atehere ,zonja Valentina! Jemi te interesuar se ku do te festosh ShenValentinin ;aty ku je e ngujuar apo ne shtepi :Lironi ato salla per te vazhduar te qete studentet leksionet dhe ju shkoni ne shtepi per tu marre me niperit e mbesat!