Një komision ndërpartiak i Senatit në Itali ka vendosur përjashtimin e Silvio Berlusconit, për shkak të dënimit i tij për evazion fiskal. Tani i takon asamblesë së Senatit të vendosë nëse ish-kryeministri, i goditur nga njëri skandal pas tjetrit, të largohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit. Nga 315 senatorë që janë gjithsej në Senat, partisë së kavalierit, Populli i Lirisë, i takojnë më pak se një e treta. Manjati i medias u dënua për evazion fiskal tetorin e 2012-s. Motivet ishin marrëveshjet që firma e tij Mediaset kishte bërë për të siguruar të drejtat televizive të filmave amerikanë. Vendimi u mbështet gushtin e këtij viti edhe nga Gjykata e Kasacionit. Berlusconi shkaktoi një tjetër furtunë këto ditë kur kërcënoi se do të rrëzonte qeverinë e koalicionit pikërisht për këtë çështje, por u tërhoq gjatë votëbesimit dhe zgjodhi të mos ia hiqte kabinetit mbështetjen e vetë. Kërcënimi ndaj koalicionit të brishtë të Enrico Lettas alarmoi si liderët politikë të vendit, ashtu dhe tregjet e aksioneve në eurozonë, ku italia konsiderohet ekonomia e tretë më e madhe, por me probleme të thella në zgjidhjen e çështjes së borxhit gjigand kombëtar. Nga votimi i së mërkurës, Berlusconi, njeriu që dominoi për gati dy dekada skenën politike italiane, doli një figurë edhe më e dobësuar se më parë përsa i takon kapacitetit për të influencuar. Miliarderi 77-vjeçar do të vuajë dënimin me një vit heqje lirie për shmangie taksash, me të gjitha gjasat në formën e arrestit të shtëpisë, ose punë në shërbim të komunitetit, për shkak të moshës së tij të thyer.

Me duket se italjanet po vendosin ta shpien ne hapsane vagabondin Berluskoni. Ishalla ju vjen rradha Salihit dhe kalifit te korupsionit Meta
ky na ben edhe ne qe s’jemi italiane te ndjehemi keq dhe te turperohemi me gjemat qe ben.Plak i degjeneruar deri ne palce. Hiqeni kete lyth-abces nga trupi i politikes italiane!