Senatorët e shkollave të kryeqytetit në Bashki, të rinjtë zëri i komunitetit

Dita
Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë intensive takimesh me të gjithë senatorët e shkollave të rrethit të Tiranës për njohjen me punën dhe projektet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë si dhe për koordinimin e adresimin e saktë të shqetësimeve që ata kanë.

 

Një grup senatorësh të shkollave u pritën në Bashkinë e Tiranës nga Aspasjana Kërxhalli, Drejtoresha e Rinisë pranë Bashkisë së Tiranës dhe koordinatori për të rinjtë Trëndafil Brati, për të dëgjuar kërkesat e nxënësve të shkollave të kryeqytetit si dhe nismat që ata dëshirojnë të vënë në zbatim.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për afrimin e të rinjve me politikëbërjen, mes të cilave edhe “Një ditë në Bashkinë e Tiranës”, ku të rinjtë ftohen për të kaluar një ditë në Bashkinë e Tiranës.

Atyre i mundësohet të shohin se çfarë bën një drejtues i bashkisë në një ditë pune të zakonshme, ndërsa kanë mundësi që në fund të kësaj eksperience të ofrojnë edhe idetë e tyre për atë që duhet të ndryshojnë, në funksionimin e administratës dhe të jetës së qytetit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *