Senatori, Zuckerbergut: Kontrata jote me përdoruesin, ta shpif

b.m.

Mbrëmë vonë me orën shqiptare ka nisur dëshmia e drejtuesit të Facebook para Kongresit amerikan për skandalin e rrjedhjes dhe shfrytëzimit të të dhënave të 87 milionë përdoruesve për llogari dhe interesa politike dhe elektorale.

Në dëshminë e tij, Zuckerberg ka patur vështirësi jo të vogla përballë senatorëve të cilët e kanë pyetur mbi disa prej çështjeve që kanë dalë në media.

Ai ka hedhur poshtë faktin se Facebook skanon dhe lexon përmbajtjen e mesazheve me synim shfaqjen e reklamave që asociohen me temën për të cilën flitet në to. Ky është një lajm që ka qarkulluar së fundmi.

Po kështu drejtuesi i Facebook ka deklaruar se çdo përdorues ka kontroll të plotë të të dhënave të veta përderisa shpërndan përmbajtjen që do tek ata që do dhe madje mund të fshijë çdo gjë. Po kështu Zuckerberg është shprehur se përdorimi i të dhënave të tjera që krijohen mund të çaktivizohen përmes instrumenteve të përdorimit të platformës.

Kjo ka qenë mbrojtja kryesore e tij për të shtuar se për çështjet e sigurisë Facebook parashikon punësimin e 20 mijë njerëzve.

Zuckerberg është pyetur nëse do të ishte dakord për miratimin e një ligji që detyron platformat si Facebook të kërkojë leje të qartë nga përdoruesit për përdorimin e të dhënave dhe mbi këtë çështje ai është përgjigjur:

“Në parim dakord, por detajet kanë shumë rëndësi”

Zuckerberg ka pranuar se sistemi aktual mbi të cilën funksionon Facebook ka shumë vrima të cilat sipas tij do të mbyllen duke vënë në punë mjete të Inteligjencës Artificiale, qoftë edhe për të gjurmuar përmbajtje të papranueshme.

Një pyetje me shumë rëndësi është ajo nëse Zuckerberg e konsideron Facebook një kompani teknologjike, apo një botues.

“Fillimisht e shoh Facebook si një kompani teknologjike. Ne mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, por nuk e prodhojmë atë” – tha ai.

Më i ashpër ka qenë senatori republikan John Kennedy.

“Kontrata juaj me përdoruesin, ta shpif” – i tha ai Zuckerbergut.

Për më shumë, mund të klikoni KËTU.

b.m. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Keshtu jane keto pune, perse thuhet sot, qe kontrat e fb me perdoruesin t’a shpish, sot doli ky problem qe t’a shpif.
    Po rrjetet e tjera sociale si Google etj mos jane me te mira, nje surrat kane ky ehte Imperializmi.
    Kur fb per dy muaj janar-shkurt te ketij viti realizoj nje fitim marramendes prej 4 miliard $ nuk u ndje kush, perse nuk merreshin ne kohe masat per mbrojtjen e privatesise apo vetem mblidh (vidh) e ky shkonte sportiv ne pune me xhinse e bluze, sa krahu ja ka rrasur qutetareve te botes qe e bene miliar-derr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *