Nëse do të ishte gjallë, sot ajo do të festonte 99-vjetorin. Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, këto janë sendet personale të Musine Kokalarit të cilat kanë mundur që t’i rezistojnë kohës.
Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.
Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. / DITA
Di gje Nexhmia per kete, apo Enveri e beri kete pune pa e pyetur Nexhmijen.
Dita
mos u sforconi kaq shume, aman shkruani 5 artikuj vetem per Nexhmijen ,me kete mos u merrni shume …se kjo keshtu pa shkolle ka qene …Nexhmija jo , dinte shume e zuri gjithe njesitin guerril me radhe ,dhe Dushanin
Kur u zhvarros i kishte ende duart te lidhura .Pushteti popullor qe marrte nga ditet e endhjeristave ,kishte frike nga nje grua qe u katandis 20 kg ,e varrosen me duar te lidhura …po keto nuk jane asgje …tha nexhi qe “asgje nuk eshte e vertete ”
gjeja qe me ben me shume per te vjelle ,eshte se sot socialdemokracine e perfaqeson Paskal Milua ,
o zot cfare te kemi bere !!!!
ne fakt derisa te marrin shpagim krime tuaja ,kurre nuk do behet ai vend .Neveri !
Martiret e pafajshem te diktatures duhet te kujtohen dhe te nderohen,por kjo gje nuk e tjeterson ndryshimin rrenjesor qe pesoi Shqiperia ne Diktaturen e Enverit.
Fill mbas luftes se dyt botrore Shqiperia duhej udhehequr me dore te forte qe njerzit ti futeshin punes,pa harru forcat e jashtme qe nuk e donin Shqiperin shtet.
Respektin maksimal per martiren Musine Kokolarin
Me duket qe gabon shume rende. Nuk mundet qe ne te njejten kohe te lavderosh idiotin Enver dhe Musinene.
Ky eshte nje nga mitet per qendrimin e Enverit ndaj Musinese dhe familjes se saj.
Kete mit mund ta besojne vetem ata qe nuk kane idene se c’ndodhte ne Shqiperi ne vitete para te pasluftes.
Por duhet mbajtur ne mendje se ne vitin 1946 Enveri nuk ishte ai sunduesi absoulut i pas viteve 60, por ishte ne valen e luftes per pushtet me rivalet e tij, Koci Xoxe, Bedri Spahiu, etj., p[asi ishte “bere lecke” ne mbledhjen e Beratit dhe jugosllavet kishin planifikuar zevendesimin e shpejte te tij me nje nga keta dy kandidate, Koci Xoxen ose Spirune. Ne ate atmosfere te luftes se klasave qe nxitej edhe me shume nga perfaqesuesit e komunizmit jugosllav, jo vetem Enveri, por askush nuk do te guxonte te pengonte eliminimin e atyre intelektualeve.
Eliminimi i planifikuar nga jugosllavet i intelektualeve anti(jugo)sllave (ketu hyn edhe eliminimi i vepres se Fishtes, nderkohe qe mori vleresimin e merituar vepra e nje tjeter prifti katolik, poetit Ndre Mjeda) kishte si qellim te hapet pergatitjen e terrenit ideologjik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine.
Fakti qe nder te gjithe ata me shume viktima pati nga radhet e intelektualeve gjirokastrite (Bahri Omari, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Selaudin Cabej, Enver Sazani, etj. etj.) eshte shpjeguar me deshiren e Enverit per te eliminuar ata qe e njihnin nga afer se mos i nxirrnin anet e erreta te jetes se tij rinore. Por ky eshte vetemt nje mit, qe hidhet poshte nga fakti qe te gjithe arta intelektuale gjirokastrite qe i shpetuan vales se pare te vitit 1945-46 te pushkatimeve pa gjyq, me vone jane perkrahur shume nga Enveri. Ketu hyjne moshataret dhe shoket gjirokastrite te studimeve te Enverit ne France, si Asllan Muhedini, Islam Zeko, Elmaz Konjari, Qemal Gega, Minella Karajani, doktor Kokona, Eqrem Cabej, te cilit i kishin pushkatuar vellane ne 1946, Hamit Kokalari, Medar Shtylla, Zeqir Buliqi, etj), Te gjithe, duke perfshire Sigurimin e Shtetit, e dinin se ata perkraheshin personalisht nga Enveri
Vec kesaj, mos harroni se vellane e Musinese, dhe dy vellezerve te pushkatuar, qe mbeti gjalle, Hamit Kokalarin, autorin e librit “Kosova – djep i Shqiptarise” te botuar ne kohen e luftes II boterore jo vetem qe nuk e largoi nga Tirana e ta internonte, por kete intelektual te shquar e nje nga perkthyesit me te mire nga frengjishtja e la te punoje si perkthyes dhe emrin e tij e ke ne dhjetra perkthime veprash artistike qe u bene ne kohen e socializmit. Per me teper te birit te tij, nipit te Musinese dhe te dy xhaxhallareve te pushkatuar nga ai pushtet, i dha te drejte studimi per inxhinjeri. Vete Musineja vinte vizitonte te nderuarin Hamit Kokalari ne shtepine e tij ne Tirane.
Musineja ishte nje nga grate e rralla intelektuale te asaj kohe, qe guxoi t’i kundervihej ideologjikisht dhe pa kompromis sistemit komunist. Kushdo qe ka jetuar ne ate kohe nuk habitet pse ajo kundershtare e hapet e sistemit u denua me burgim e internim, me shume se sa si ishte e mundur qe kjo intelektuale e rralle i shpetoi eliminimit fizik.
NUk eshte aspak justifikim per kriminelin Enver Hoxha, sepse nese do te ishte e tille, ky qelbesira nuk do te kishte vazhduar te vriste per 50 vite, por te pakten do te kishte nxjerre nga burgu dhe rehabilituar shume figura…por ky ishte i tille…vrau njerez patriote, intelektuale…Gjithe parine e ketij vendi…e vrau se nuk desh te tjeret te ishim me mire se ai, dhe te sundonte mbi varfanjake ….turp per ty qe shkruan te tilla marrezira…
Me vjen mire qe mediat,Top Channel dhe DlTA,perkujtojne te ndjeren Musine Kokalarin,nje personalitet i formuar dhe qendrestare e vendosur e desidences kunder tiranise,ndersa me vjen keq qe politika hileqare e politikaneve zuzare, qe nderruan lekuren si gjarperi per pushtet e pasuri, i perdorin keto viktima vetem kur i turren njeri-tjetrit per te sunduar me hipokrizi.
Musineja Kokalari,e meriton bustin e sasj ne kryeqytet,pse nuk ja ngrini?
Qekur Nexhmija derdh lot krokodili per Mussinene?Hijena perqeshese kuis me ate zerin e holle per krenarine qytetare te Gjirokastres,qe e groposi “per arsye shteterore” bashtua me kostum perendimor,shpirt dhimi aziatik, kopili i bymbashit, enveri.Shpirtdhimja e ditkerka se nga familja Kokalari paska mbetur gjalle perkthyesi Hamit Kokalari;E ditkerka edhe se nipi i Musinese paska pasur te drejte te mesoje ne shkolle,sepse edhe kete te drejte universale mund te mos e kishte,sepse ishte privilegje vetem i malokeve dhe llumit te proletariatit.Ja ,sa shume paska ditur kjo,qe nuk dinte gje,kjo qe thote se luften e klasave e benin kooperativistet dhe klasa punetore.cifti polpotist Hoxha ishin specializuar ne nje lloj letersie gjakatare te hartimit te listave te asgjesimit.Nexhmia hartoi lista me emrat e bashkeshkollareve,qe i eleminoi te gjitha,qe nga Ramize Gjebrea deri tek Shejnaze Juka e Liri Belishova e Fiqirete Sanxhaktari,kurse Pol Poti Enver eleminoi gjithe te njohurit,me kusherinj,me bashkshkoillare,me bamires,me komuniste,komandante lufte,anetare shtabi,Vetem avdallet si Xhevat Avdalli mbeten gjalle ne Gjirokaster dhe jevgjitet.Me thene te drejten Jevgjitet nuk i luajti,as arixhijte,as grekafonet.Prandaj komunistet antikomuniste nuk kane te drejte te thone ;Enver-Hitler!