Senegali dhe Japonia ndanë nga një pikë në takimin mes tyre, pavarësisht se të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm fitoren.
Senegali kaloi dy herë në avantazh, por reagimi i Japonisë ishte i menjëhershëm.
Mane dhe Wague do të shënonin për afrikanët, ndërsa Inui dhe Honda do të barazonin në dy raste. Si përfundim, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë dhe mbeten koka grupi, cilido qoftë rezultati mes Kolumbisë dhe Polonisë.
l.h/ dita
