Senegali konfirmon rastin e parë. Ebola ka prekur tashmë 5 vende

redaktor

Senegali ka regjistruar rastin e parë me Ebola, duke e çuar në pesë numrin e vendeve të prekura dhe duke rritur shkallën e alarmit botëror mbi sëmundjen.

Virusi i shfaqur fillimisht në Guinea ka vrarë deri tani më shumë se 1500 njerëz dhe është përhapur gjithashtu në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Mendohet se rreth 3 mijë njerëz janë aktualisht të infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se java e kaluar ishte më e rënda përsa i përket ritmit të shtimit të numrit të të sëmurëve.

OKB ka parashikuar se rreth 20 mijë njerëz mund të preken dhe ka startuar këtë fillim jave një plan që synon të ndalojë përhapjen e virusit Brenda 6 deri 9 muajt e ardhshëm. J.M.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *