Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan ditën e sotme gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.
Në aktivitet, pjesëmarrës ishin Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Vasilika Hysi, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD në Shqipëri Brian J. Williams, përfaqësues nga institucionet qeveritare, shoqëria civile, bota akademike, komuniteti ndërkombëtar etj.
Gjatë fjalës së saj Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi theksoi se përpjekjet e qeverisë shqiptare lidhur me reformat transformuese për të rritur besimin e qytetarëve në qeverisje janë Reforma në Drejtësi dhe Vetting-u, operacioni “Forca e Ligjit” dhe Vetting-u në radhët e policisë, si dhe reforma e shërbimeve publike dhe administrative.
Znj. Mesi, duke u ndalur veçanërisht tek reforma e shërbimeve administrative, nënvizoi faktin se ajo po krijon një kulturë të re pune: atë të shërbimit dhe kujdesit ndaj qytetarit, si dhe ndaj klientit përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të integruara e me një ndalesë/online.
Ajo u shpreh: “Duke rindërtuar një sistem të ri vlerash, po shërojmë sëmundjen e cinizmit dhe mosbesimit ndaj shtetit. Shqiptarët kanë nevojë dhe meritojnë shërbime cilësore, të modernizuara dhe dixhitale që ua lehtëson jetën dhe punën dhe kjo rrit besimin tek shërbimet dhe administrata publike”.
Zëvendëskryeministrja Mesi sugjeroi gjithashtu që studimi në vitin e ardhshëm të përqendrohet veçanërisht tek shërbimet publike dhe administrative në nivel qendror. Në përfundim të fjalës, krahas përgëzimit e falënderimit për studimin, ajo ftoi të gjithë qytetarët, shoqërinë civile, median, akademinë, të rinjtë, bizneset dhe të gjithë aktorët që të bashkohen me përpjekjet e qeverisë në unitetin e qëllimit: përmirësim i jetës së qytetarit përmes rritjes ekonomike, përmirësimit të shërbimeve publike dhe luftës kundër korrupsionit.
Sondazhi i Opinionit 2017 “Besimi në Qeverisje” është zhvilluar për të pestin vit radhazi. Ai shqyrton perceptimin publik në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politik bërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi. Sondazhi është zhvilluar duke përdorur një metodologji, pyetësor dhe mbulim kombëtar të ngjashëm.
Mbledhja e të dhënave është kryer gjatë periudhës 17-30 Nëntor, 2017. Një total prej 1648 qytetarësh janë intervistuar në 61 bashkitë e Shqipërisë. Sondazhi i Opinionit mbështetet nga PNUD Shqipëri përmes projektit “Mbështetje për Inovacionin kundër Korrupsionit: Ngritja e një Modeli Shërbimesh me në Qendër Qytetarin në Shqipëri”.
l.h/ dita

Hahaha….ky po qe eshte humor.
Deklarata e kesaj eshte kulmi i cinizmit.
Po sherojme thote, sikur njerezit jane te semure, dhe qeveria eshte viktima
Bitch
Kur ju shikoj ne fotografi e kur ju lexoj,juve,Senida Mesi qe flisni se duhet te “sherojme semundjen e cinizmit dhe mosbesimit ndaj shtetit” indinjohem!
Po si keshtu,si mund te flisni JU,PIKERISHT JU qe kur ju shkrova ne inbox-in tuaj per nje problem qe kam me Aluiznin ne lidhje me nje shtese pa leje,JU ME BETE BLLOK !
Une ju shkrova se ajo dosje duhej skualifikuar sepse shtesa pa leje KA MBYLLUR HAPESIREN PUBLIKE nga kalonin banoret e lagjes dhe KOLEKTORIN E UJRAVE TE ZEZA qe nuk po pastrohet prej gati 20 vjetesh mbasi nuk ka vend ku te kalojne punetoret …
Edhe neni 39 i Ligjit 9482 date 03.04.2006 thote se perjashtohen nga procesi legalizimit shtesat qe bllokojne Hapesirat publike dhe Kolektoret!
Une ju postova nje nga nje dhe fotografite,qe ilustronin pretendimet e mia.
Sinqerisht u ndjeva shume keq kur konstatova qe me bete bllok!
Atehere me thoni ju,SI MUND T’I BESOJ NJE TITULLARES PER TE CILEN KAM VOTUAR,KUR AJO ME PERPLAS NE FYTYRE DEREN E ME THOTE”ZHDUKUUUUUU,NUK DO MERREM ME TY!”
Sepse berja BLLOK kete nenkupton!
Por kjo nuk eshte vec mes meje dhe Jush !
Kjo eshte mes popullit dhe ata qeveritare qe nuk duan t’ia dine per hallet e tij!
E dini si me shkruanin miqte ne grup ?
Me mire mos te shpenzoj kohe per te treguar komentet e tyre tek fotografia e postuar qe tregonte .BLLOK.
Nje gje eshte per te deshiruar,kur kjo padrejtesi i behet nje intelektualeje qe tregon me fjale e fotografi nje shkelje qe po behet nga punonjesit e nje institucioni qe edhe ata,sikurse JU kane ne duart e tyre faktet reale te paraqitura jo vetem nga une por edhe nga Av.Popullit,ende zvarrisin e zvarrisin ceshtjen padrejtesisht!
Ju shkrova Av.Popullit,po ,sepse ndonese jam juriste e vjeter nuk munda te caj ne REPUBLIKEN E ALUIZNIT ndaj iu drejtova institucionit te Av.Popullit me te cilin gjithashtu REPUBLIKA ALUIZNIT kohe pas kohe nuk eshte treguar korrekte mbasi vononte pergjigjet aqsa ata detyroheshin t’i drejtoheshin perseri e perseri!
Une jam pronare e truallit,sepse pallati eshte ndertuar mbi themelet e ish shtepise se katragjysherve te mi e komshiu eshte vec nje i ardhur me origjine nga fshatrat e Tiranes!
Qe nga dhjetori v.2015 qe i jam drejtuar Artan Lames e deri me sot,pra dy vjet e ca,nuk eshte zgjidhur akoma ky problem a thua se do skualifikohej nje pallat e jo nje shtese anesore sa gjatesia e ballkonit!
Ne v.2007,ish kryetari njesise bashkiake ku banoj une,i ka drejtuar shkrese zyrtare Policise Ndertimore per prishjen e kesaj shtese pa leje!
Por cfare ndodhi?
Kur erdhi inspektori te lajmeronte per prishjen e kesaj shtese pa leje,filluan telefonatat e komshiut me Maksin,ish drejtorin e Policise Ndertimore te asaj kohe.
Dhe komshiu,qe atehere punonte si shofer i ANTIKONTRABANDES,arriti te pengoje prishjen e kesaj shtese pa leje!
Kaq fuqi ka ai saqe edhe pas me shume se 10 vjet A
REPUBLIKA ALUIZNIT ENDE NUK PO SKUALIFIKON KETE DOSJE!
Ne fakt kjo dosje nuk duhej hapur fare,por specialistet e ardhur nga ai institucion nuk kryen detyren e tyre per te raportuar mbylljen e hapesires publike…
Per me teper shikoni fotografite qe kam postuar ne inbox-in tuaj!
P.S.
Kudo qe shkoj,kedo qe takoj shprehin habine sesi ende,pas me shume se dy vjetesh kjo shtese pa leje e cila:
1-Ka bllokuar hapesiren publike
2-Ka bllokuar Kolektorin e Ujrave te Zeza
3-Ka nje shkrese te kryetarit te Njesise Bashkiake,ne v.2007 drejtuar Policise Ndertimore
4- Ka dhe komentin e Artan Lames,me 25 dhjetor 2016 se”Ky ndertim i shemtuar nuk eshte ceshtje legalizimi por PRISHJE si ndertim pa leje”
E pra,ndonese ka shume arsye per t’u skualifikuar nga procesi legalizimit,ENDE NUK PO SKUALIFIKOHET.
Si eshte e mundur qe edhe shkresa e firmosur nga nje titullar bashkie,e vulosur nga ajo bashki,te mos merret parasysh e te mos vleresohet per skualifikimin e dosjes?
Ja pra,si mund te besoj kur i jam drejtuar Zyres se Bashkeqeverisjes se Qytetareve e ata me jane pergjigjur duke me derguar shkresen e Aluiznit se NUK KA SHKELJE E PROCESI LEGALIZIMIT DO TE VAZHDOJE❓
Ja,kthemani besimin ju,nderhyni e vini drejtesi qe te besoj se vertet egziston drejtesia ne kete vend!
Ku shkoi komenti im❓
Ju jeni korrekt,ju lutem mos e fshini!