Sensacion në Spanjë, Mesi ikën nga Barça

redaktor

Leo Mesi mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Është një spekulim sensacional i përhapur nga “Punto Pelota”, emision sportiv në Intereconomia TV në Spanjë. Gazetari François Gallardo, i cili ka përhapur lajmin, është i sigurt që ndarja midis argjentinasit dhe klubit katalanas do të ndodhë qershorin e ardhshëm. Sipas tij, shkaku i ndarjes është mosrritja e pagës së Mesit nga Barcelona. Klubi e sheh si të pamundur rritjen e pagës së lojtarit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer Mesit, i cili ndier i tradhtuar. Ai kërkoi rritje page pas daljes së zërave se lojtari më i paguar i Barcelonës është Neimar, shoqëruar kjo më pas edhe me rinovimin e Kristiano Ronaldos me Realin, që e bëri portugezin lojtarin më të paguar në botë, me 17 milionë euro në vit. Sipas Gallardos, marrëdhëniet e Mesit me Barcelonën janë prishur aq shumë saqë nuk mund të riparohen më. Por, ndërsa jep të sigurt largimin nga Barça, “Punto Pelota” bën vetëm supozime në lidhje me skuadrën e tij të re. Duke pasur parasysh fuqinë financiare, përmendet Paris SG, ndoshta e vetmja skuadër që mund t’i ofrojë 18 milionë euro në sezon, aq sa duhen për të qenë më i paguari. Por një kandidat i fortë duket edhe Bajerni i Munihut, i cili thuhet se tentoi ta merrte Mesin që në verën e kaluar, në bashkëpunim me kompaninë Adias, sponsor dhe aksioner i klubit bavarez. Në Gjermani tani po vrasin mendjen nëse lajmi për largimin e Mesit ka qenë rastësisht thuajse në të njëjtën kohë me një deklaratë të Franc Bekenbauer, i cili thotë se argjentinasi do të ishte një blerje e madhe në aspektin teknik por edhe të marketingut, po ashtu edhe që ai do të shkonte mjaft mirë me Frank Riberi. Ndërkaq, vlen të kujtohet se pak ditë më parë edhe Erik Thohir bëri një shaka për Mesin tek Inter. Të jetë edhe kjo rastësi? Mbetet për t’u parë…

Share This Article
2 Comments
  • Qe ka nje krisje midis klubit dhe MESSIT ,klo eshte vene re qe ne fillim te sezonit dhe per mua jane disa arsye ;
    1-TATA trajneri i ri ARGJENTINAS , perpos zerave qe thone se eshte sponsorizuar nga MESSI e kupton qe BARCA nuk mund te shtyhet me me kete stil loje dhe mu per kete ai do qe te krijoje profilin e tij .
    2-Per kete qellim ,sipas meje ai ne 3-4 ndeshjet e para beri disa levizje taktike midis MESSIT dhe NEYMARIT ,qe MESSIT nuk i pelqyen .
    3-BARCA kohet e fundit po luan pa MESSIN dhe me sa duket zgjidhjet taktike te TATES per cudi deri tani po finksionojne .
    4- Pa dyshim qe MESSI kerkon m eteper respekt ,perkthyer kjo ne anen ekonomike dhe kete kush mund tia siguroje perpos BAYERNIT .
    5-Tek BAYERNI MESSI nuk do te shkelqente si tek BARCA sepse stili i lojes edhe lojtaret ne te dy kampet kane filozofi dhe performance shume te ndryshme .
    BARCA me stilin e saj te jep pragmatizem dhe fleksibilitet ,kurse BAYERNI eshte statik
    6- Uroj qe te mos jete lajm i vertete por spekullim mediatik .

  • Klauzola e largimit te Messit nga Barca,eshte 250 milion euro, ja vlen, por ekipi qe pretendon per te marre Messin te beje llogarine e pages qe ai kerkon prej 18 milion euro, pra nje milion me shume se Ronaldo. Eshte nje shifer shume e larte dhe ky investim mund te kthet ne NUL me nje demtim i gjurit te Messit, qe po i behet kronike dhe i shpeshte. Do zoti ai ta lere futballin kur t’a lere takati, se prej tij vetem argetim dhe kenaqesi kemi ndjere, eshte me te vertete Messia i futbollit, i pakrahasueshem dhe i pazevendesueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *