Kur natyra nuk është bujare

anazapta

Fermerët jemenas në malet Haraz kanë nisur një fushatë për prerjen e pemëve qat dhe zëvendësimin e tyre me kafe dhe bajame.

Qat dominon gjelbërimin në Jemen. Expertët thonë se kjo bimë shkatërron ekonominë e brishtë jemenase sepse thith ujërat e pakëta.

Republika e Jemenit është një shtet në Azinë Juglindore, i cili shtrihet në mes Detit të Kuq, Gjiri të Adenit dhe Detit Arabik.

Jemeni ka tokë disi më pjellore se shtetet e tjera të Lindjes së Mesme. Dallohet malësia perëndimore ku bie shi rregullisht, kurse brigjet dhe malet në lindje janë të nxehta, të thata dhe të zhveshura.

Ky vend është i varfër me lumenj dhe ujra të ëmbla. Në Gjirin e Adenit, Sokotra është e vetmja rrjedhë e madhe ujore.

Degët kryesore ekonomike në Jemen janë peshkimi dhe blegtoria. Për shkak të thatësirës vështirë se mund të zhvillohet degë tjetër ekonomike.

b.m. / dita

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Qat (khat) eshte problem jo vetem se thith ujrat por edhe se “trullos” ata qe e pertypin. I madh e I vogel e pertypin ndersa bima ka efekte qetesuese, ka efekte te peraferta te drogerave te lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *