Sepse nuk është LOJË, është NDESHJE

redaktor

Jam i sigurt që ti, unë, shumica e shqiptarëve në çdo kënd të botës, ndien trupin t’ia përshkojnë morrnicat e sytë të përloten çdo herë që një stadium ushton nga himni ynë kombëtar, ndërsa kamera fikson fytyrat e tendosura dhe sytë –zjarr të futbollistëve tanë, që, me krahët lidhur me njëri-tjetrin, këndojnë bashkë me mijërat e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Gjithmonë në këto minuta solemne, (dhe janë gjithmonë po njësoj solemne), duket sikur të dy koret, ai në fushë dhe ai në shkallët e stadiumit, i kumtojnë një përbetim njëri-tjetrit. Dhe fjalët e himnit s’janë veçse kodet që përçojnë këtë përbetim. Kjo ndodh gjithmonë përpara se ndeshja të fillojë.

Ndeshja! E theksoj! Sepse, jo më kot, në gjithë botën nuk quhet “lojë”, por “ndeshje”. Nuk është lapsus dhe as këto dy fjalë mund të përafrohen me sinonime. Përkundrazi, nuk kanë asnjë lidhje. Fjala “ndeshje” është konvencion i përmbajtjes. Kështu ka qenë që në fillim, kur futbolli mori përmasat e një përballjeje midis kombesh, qytetesh, grupimesh. Sepse futbolli lindi bashkë me emocionin e fortë, i cili është nevojë për shoqëritë, cilido kriter i ka grupuar palët.

Ama, himni kombëtar këndohet vetëm kur përballen kombet, sepse aty kriteri i grupimit është mbi të gjitha etnia, kombi.

Ilir Metaj
Ilir Metaj

Himni kombëtar është në thelb një film i përshpejtuar i vetë jetës së një kombi.

Ndaj, kur ai këndohet, në mendjen e çdonjërit që e këndon dynden në një sekuencë gjithë ankthet, lotët, sakrificat, krenaria, mësimet e pësimet e popullit të vet. E ndaj, mbi çdonjërin nga djemtë krahë-për-krahë, pesha e ndeshjes që po vjen bëhet edhe më e madhe, edhe më e rëndë. Ndaj emocioni në të tilla ndeshje kombëtare (gjithmonë quhen ndeshje) është edhe më i fuqishëm, edhe më i rëndësishëm e, ndaj, edhe me qibar për t’u cënuar. Në këtë rast, madje, ndeshja bëhet vetë jeta për aq sa zgjat. Ekipi Kombëtar është shumë më tepër sesa përfaqësim cilësish taktiko-teknike-fizike

Po ! Sepse nuk është thjesht një dreq loje futbolli !

Jo, është ky dreq kombi, ky dreq flamuri, kjo dreq krenarie e kjo dreq historie që, duke na u ngatërruar nëpër shpirt e nëpër këmbë, vjen kudo me ne e, duke na dhënë identitet, na bëjnë të vuajmë e të gezojmë.

Pra, na bëjnë të ndihemi gjallë.

 

Ilir Metaj

Për DITA nga Vlora, 11 qershor 2016

Share This Article
14 Comments
  • Eshte Ndeshje, nuk i hiqet asnje presje shkrimit te bukur te I.M. Vecse eshte e tille kur ka Ekip Kombetar. Te tille ka ne Euro-2016 por ka dhe Ekipe Perfaqesues. Dallimi eshte esencial.
    Ekipe Kombetare jane ekiper qe perfaqesojne kombe, me lojtare bashkkombas. Eshte Shqiperia. Ka dhe te tjere ku ekipi eshte vertet Kombetar. Pame Rumanine, Sllovakine, Rusine. Do shohim Ukrahinen, Polonine Cekine, Hungarine, Kroacine. Keta jane Ekipe Kombetare me lojtare bashkkombas!
    Ekipe Perfaqesues jane ekipe me lojtare qe perfaqesojne shtete pa qene fare bashkkombas me tifozet e atij vendi. Te tille pame Francen e nxire nga afrikane. Zvicren e skuqur me shqiptare, Angline me shume mulate. Do shohim Gjermanine me turq, tunizian, ganez. Keto jane Ekipet Perfaqesuese. Se sa jane vertet ‘ Perfaqesuese “, kete e tregojne shembuj plot, por vetem nje mjafton : Quhet Alaba, nene filipinase, baba nigerian, ” Perfaqeson ” ne ndeshje vendin e Mozartit!
    Ekipet Kombetare dhe Ekipet Perfaqesuese para ndeshjes degjojne Himnin Kombetar!
    Kjo eshte vertet nje Shkelje e Drejtave te Njeriut ( sipas nocionit demokratik ) se detyron te huaj perfaqesues te nderojne nje Himn qe nuk i perket, por dhe sepse fyen tifozet e ekipeve sepse Himni i kombit tyre ne fushe mbetet memec prej atyre te huajve qe me te drejte nuk e dijne.

    • Ky qe ka shkruar kete shkrimin po sidomos ti or mik paskeni ngel me mendjen e shekullit te XVIII – XIX. Sot bota ka ndryshuar dhe nacionalizmi idiot vecse krijon probleme. Sot atdheu eshte ku jeton e punon e ndihesh me mire. Se pastaj edhe Ganiu jone sikur eshte italian, pra c’dreqin do qe ulet ne pankinen shqiptare?

      Shkoni lani nje here syte me uje te ftohte e pastaj zgjohuni nga letargjia nacionaliste.

      • Tru shperlaret nga globalizmi nuk mund te gjejne nje atdhe te dyte kur mohojne atdheun e vet. Vendet pa nacionalizem jane si njerezit pa gjak, anemike.

        • Ou, paske mesuar kete llafin globalizem dhe te duket vetja me i zgjuar. Hajde nje here ketej nga USA ose Kanada dhe pastaj fol per njerez pa gjak dhe anemike, ose po nuk te pelqeu rri aty ke katuni jot dhe mbaji ere pordheve te kryeplakut.

          • Per te gjet ty nuk ka nevoje te shkojme larg. Rri urte e mos u hap bythesh mos na detyro te gjejme targen e te vijme ti presim veshet.

          • per Shahistin # Disa ikin e i mbajne ere pordheve te zezakeve ne Amerike, shume tjere qendrojne ne vendin e vet te pordhet e vellezerve te vet. Sejcili zgjedh vete se kujt i durohen me mire.

          • Fredo ti vazhdo t\i marresh ere pordheve te vellezerve, meqe e pranon vete, une po vazhdoj te rroj ne ajer te paster se zezaket i kam shume larg.

    • Or ti Fatherland, se cfare nacionalisti na qeka suma jote e tregon me nickun qe e ke venen mender gjermanisht. Sa per ato kercenimet qe ben, ti ben mire te me gjesh dhe te vish e te me hash nje kokerr muti. Pordhac katunar edhe tarallak.

  • bravo ilir.shkrim me ndjenje qe na rrenqethi sidomos para ndeshjes.krenohem per nje mendje te mprehte vlonjate.

  • Kombetaristi Ilir Metaj harron se kemi te bejme me shtete dhe jo kombe qe ndeshen, Perndryshe do te ishte ca e veshtire t’i aplikohej logjika e tij shteteve si Belgjika, Hollanda, Zvicra etj. Kjo ideja e ndezjes se gjakut nepermjet perkatesise kombetare e ka cuar Europen ne luftera shkaterrimtare. Megjithate thelbi i ceshtjes eshte se historia e njerezimit eshte karakterizuara nga zhvendosje te grupimeve te ndryshme etnish, kombesh etj nepermjet pushtimesh, lufterash per interesa politiko-ekonomike por edhe perpjekjesh per mbijetese. Rezultati i diteve te sotme eshte i tille qe ne shtetet me zhvillim relativisht te mire mund te gjesh perzierje racash, etnish, kombesh, njerezish e kjo nuk perben asnje skandal sepse eshte rrjedha e natyrshme e historise se njerezimit qe nga kohet e lashta. Kujtoni greket, romaket, vikinget, franket, prusianet ndikimete e te cileve e kthyen europen ne nje “melting pot”. Kohet e fundit u realizua nje eksperiment me qytetare nga vende te ndryshme te europes te cilet bartnin paragjykimet e tyre ne lidhje me shtetet e tjera ose racat, me pas iu be analiza e DNA dhe rezultoi pikerisht perzierja madje edhe me ato vende te cilat ata “i urrenin”. Ja perse krenaristet dhe kombetaristet perfaqesojne pjesen ekstreme dhe raciste te shoqerise. Ata e kane te veshtire te pranojne globalizimin shoqeror rrjedhoje e atij ekonomik dhe politik sepse u ka mbetur ora tek organizimi fisnor dhe fiset e lashta. Ja perse shpeshhere neper tifozeri dalin ne pah instiktet primare te njeriut qe logjiken,njohjen dhe arsyetimin e kane harruar ne shtepi.

  • Shqiptaret jane europiane dhe kur diskutojme keto probleme duhet te veme vetveten ne poziten e europianit jo te afrikaneve refugjat ne Europe. Ta mendoje secili nje cast nje ekip futbolli kombetar te Shqiperise me shume lojtar nga Afrika brenda. Kur ta mendoje pastaj te dale me koment per tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *