Sepse unë e di sa vlej

Ornela

S’më duhet kurrfarë kritiku,
Për ndonjë nevojë që ndiej,
Sepse unë, more lum miku,
E di mirë se sa vlej.

Jam një shkëmb në det të jetës,
Fort tek unë përplasen valët
Dhe, për hir të së vërtetës,
Në këmbë më mbajnë fjalët.

Dikur shkrova, pikëlluar,
Ç’të bëja me fjalën, s’dija,
Fjalën duhej modeluar,
Siç e donte poezia.

Fjala, -rrahje e zemrës sime,
Asnjëherë s’më mori ters,
Fjala ka më shumë ngjyrime,
Se yje në univers.

Un’ kam universin tim,
Me të jam vetë i mahnitur,
Fjalët, që nga shpirti im,
I kam korrur, i kam situr.

Si Zoti, në këtë jetë,
Edhe fjala është e shenjtë,
Unë e di sa vlej vërtet,
Po nuk di të shitem shtrenjtë.

Se fjala, të lulëzojë,
Duhet bluar paq në mokër
Dhe këtë, nuk ka nevojë
Që ta dijë çdo mediokër.

As tani e as përpara,
S’ia kam futur kurrë katundit,
Fjala qe jo veç e para,
Por do jetë dhe e fundit.

Kur të ikë shpirti im,
Si nga brigjet ikin valët,
Do lutem me përgjërim:
“Fjalët, mos m’i merrni fjalët!…”
10 shkurt 1999

Zemra si busull

Fryn tufani, dimri i jetës
Çdo ditë bëhet më i egër
Dhe, për hir të së vërtetës,
S’ndrin asnjë sinjal i gjelbër.

Ecën jeta në të pjerrët,
Kuturu, pa një sinjal,
Si në një tunel të errët,
Që s’ka dritë në të dalë.

Që të ecësh e të dalësh,
Një i gjallë në ato vende,
Hapin shpesh duhet ta ndalësh,
Të bësh busull zemrën tënde.

Dhe s’ke për t’u merakosur,
Se do dish ku është Veriu,
S’ka busull më të përsosur
Se zemra që ka njeriu.

Busullën, kush e krijoi,
Nuk e pati hiç të vështirë,
Mori zemrën, e kopjoi,
Se s’kish model më të mirë.
4 shkurt 2009

Share This Article
8 Comments
  • “Une e di sa vlej vertet,
    por nuk di te shitem shtrenjt”

    Po kush te ble ty more qyqari ti
    kur ti jepesh falas porsi deri tani,
    vjershetori i Rames me se 7 vjet,
    falas i thur vjersha ti mor i shkret,
    s’ka nevoje qeveria te te bleje sot,
    sepse te ka gratis sherbetor idiot.

  • Je mjeshter I fjales se bukur, te cilen e rendit me rime dhe muzike, se fjale thone te gjithe. Biles ka nfa ata qe kur flasin gjajne si lehje qensh. Pac shendet Arben Duka!

  • Flet per bajgen nje i mjere,
    Që aty mbeti perhere,
    I permjere edhe i dhjere,
    Qelb e kuterbon me erë.
    Fjala esht’ per nje ”shahist”,
    Nje ballist, nje berishist,
    Nje njeri, qe s’ka fytyrë,
    Gjithmone mbeti gjë e ndyre.
    Dhe ”rapsodi” – nje idiot!
    I ben fresk ketij ”shahisti”.
    Rreken dhe mundohen kot,
    Poeti qendron si lisi…

  • Edhe ti Alfa paske talent per poet por ngaterron nje diçka se nje ballist nuk mund te jete berishist .Me pare berishist je ti dhe duka sepse vini te tre nga e njejta parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *