Letër e nënshkruar,
Eduard Hila
Asnjë politikan elitar nuk u dënua gjer më sot për shpërdorim të posteve publike pavarësisht shumë tragjedive që u ndodhën shumë shqiptarëve. Mosndëshkimi na ka sjellë para faktit që në s’kemi drejtues të ndershëm që vërtet dëshirojnë të luftojnë korrupsionin, krimin në Shqipëri. Kapin dhe fusin në burg siç ishte rasti i ish ministrit Skera, duke bindur popullin që po kapin hajdutët. Problemi është se ky ish ministri ka vjedhur pak prandaj e kanë arrestuar. Më vjen keq por fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar në ditët e sotme.
