Sequi: Përmbushni reformat në drejtësi, nëse doni anëtarësim në BE

anazapta

Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Etore  Sequi, apelon për vazhdimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Duke folur gjatë takimit të pestë të Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit, të projekti të financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë EURALIUS, ambasadori Sequi theksoi se vendi ka nevojë për një sistem gjyqësor të pavarur dhe të përgjegjshëm, nëse do të bëhet anëtar i BE-së.

“Nëse Shqipëria do të jetë anëtare e BE ky parim është padiskutueshëm, pavarësia dhe përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor. Pavarësisht fushatës elektorale nuk duhet të ndalojë reforma gjyqësore. Ne mbështesim nëpërmjet EURALIS. Përforcimi i shtetit ligjor, është në themel të BE. Jemi duke pritur finalizimin e këtyre reformave”, tha ai.

Sequi theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e reformave në KLD, si çelësi për të përmirësuar sistemin gjyqësor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *