Sequi: BE respekton vendimin e Shqipërisë për armët kimike

anazapta

Vendimi për të refuzuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirië në territorin tonë nuk do të ndikojë në marrjen e statusit kandidat për në BE – shprehet ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane, Etore Sequi.
“Janë dy çështje të ndryshme. Dua ta shfrytëzoj këtë intervistë, për të thënë që Bashkimi Europian ka marrë shënim qëndrimet e kryeministrit Rama për armët kimike. Ne si Bashkim Europian e kuptojmë dhe e respektojmë vendimin e qeverisë “Rama”, – tha diplomati në një intervistë për News 24.

Mund të them dicka që e kam thënë disa herë. Statusi në dhjetor është i mundshëm, por i takon shteteve anetare. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe unë shikoj që autoritetet shqiptare janë shumë të angazhuara në këtë aspekt. Opozita mund të japë kontributin e saj. Është një proverb që thotë nëse do të ecësh shpejt, duhet të ecësh vetëm. Por, nëse do të shkosh larg, duhet të lëvizni bashkë. Në rastin konkret, duhet të ecim shpejt dhe larg”, tha Sequi.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *