Kuvendi ka nisur sot një seancë-maratonë, ku po diskutohet rreth programit qeverisës që e majta ka bërë publik disa ditë më parë. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, pak para nisjes së seancës. Ky është takimi i parë mes Metës dhe ambasadorit Sequi, që kur kreu i LSI-së u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas takimit, Meta tha se e kishte siguruar ambasadorin e BE-së për gatishmërinë për të krijuar një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese në Kuvend, duke pasur parasysh objektivin madhor: integrimin e vendit në BE.
“Për mua ishte kënaqësi që takimin e parë si Kryetari i Kuvendit ta zhvilloja me Ambasadorin e BE, zotin Ettore Sequi, duke e falënderuar për ndihmën që BE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendit dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe duke e siguruar se në këtë detyrë të re do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me delegacionin e BE dhe gjithë institucionet e tjera në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet e parlamentit me institucionet përkatëse në BE”, tha Meta.
Ndërsa ambasadori Sequi uroi Metën për detyrën e re dhe shprehu besimin që Parlamenti i ri do të nxisë dialogun mes forcave politike.
“Zoti Meta ka pasur angazhime pozitive në rrugën për integrimin evropian të Shqipërisë. Të hënën do jem në Bruksel dhe do transmetoj opinione pozitive. Besojmë që ky parlament do nxisë dialogun dhe bashkëpunimin mes forcave politike, ku pas 23 vitesh përpjekjesh të përbashkëta për integrim, shumica dhe opozita do bashkëpunojnë me sukses, shpresojmë të kurorëzohet me rezultate të prekshme së shpejti”, tha ai.
“Brukseli do një shumicë konstruktive dhe të fortë në Parlament, gjithashtu edhe një opozitë konstruktive dhe të fortë”, përfundoi ai.

Me nje opozite destruktive nuk mund te kesh dialig konstruktiv.Kjo eshte vecantia e demokracise shqiptare.Ose dajaku kokes.Prit kur te shikojme arenen e gladiatoreve se shpejti.
E nxorri “Italia” se ke ka “doren e vet”…Thua do “votojne” “pro plehrave” shqiptaret..?!?!