Sequi uron qeverinë e re: Keni mbështetjen e institucioneve të BE

anazapta

Ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, uron qeverinë e re dhe i shpreh mbështetjen në emër të institucioneve europiane. Në përfundim të seancës ku u miratua kabineti i ri dhe programi i tij qeverisës, Sequi tha për mediat se  maxhorancën e re e presin sfida përpara, ndërsa shtoi se gjatë vizitës së tij në Bruksel, Ramës dhe delegacionit të tij do t’i sigurohet mbështetja e institucioneve të BE-së.

“Nesër do të fillojë një vizitë dyditore në Bruksel dhe gjatë kësaj vizite do të kem mundësi që të shpjegoj programin e qeverisë. Duke parë këtë seancë maratonë , pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha. Janë pritshmëri për transformime dhe dua t’i shpreh urimet e mia kryeministrit dhe kabinetit për sfidat që kanë përpara. Sfida që kanë të bëjnë me transformimin e Shqipërisë në një vend më të mirë. Duke bërë këtë, rruga drejt Brukselit do të jetë më e shkurtër dhe më e arritshme.

Dua t’i shpreh kryeministrit mbështetjet e institucioneve të BE në të gjitha përpjekjet e tij. Kjo do të jetë edhe mbështetja që do të marrë kryeministri dhe delegacioni që do ta shoqërojë”, tha ai.

Share This Article
4 Comments
  • A i kupton Salushi keto mesazhe qe desheron skenarin Grek!!!????.O Sali debil. Evropa nuk e sheh Ramen armik sic e ke pare Saliu Evropen .Ajo te ka peshuar me kohe se cfare debili je ti por ka pare vlerat e popullit shqiptare qe aderon ti ngjitet familjes se tij.Edhe tani nuk do ti kete syte vetem tek Rama por tek gjithe populli qe kerkon ndryshim .

  • O popull, i zgjodhe bijte e bllokut ne qeveri ? Hajde se do te bejne si baballaret e tyre nga 45 deri 90, pa buke do tju lene ! Dhe thone pse nuk behet Shqiperia, ky popull vete e ka fajin, e ka thene Konica.

  • Mirë qê sequi thotë se qeveria e re ka mbéshtetjen e instititucioneve të BE po saliu a është dakord? Sepse po nuk qe dakord i marrosuri ynë s’kemi gjë në vijë!? Ky ështe lideri botëror që vendos për gjithçka. Ky na jep te hamé, te pime,na lejon te shurrojmë! Ky mor ky cubi ynë trim mbi trimat qe antiplumbin nuk ja shpon dot askush ne botë,as raketat e natos,as gozhdet e arvizuse,as shigjetat e sulejmanit te madherishem! Ky mor ky symbyli yne i bën të dridhen gjithe sarajet e politikës botërore!? E ç’ështe europa për skënderbeun e viçidolit more? Më trushkulur medemek nuk ka për të parë ky truall! Të hengsha hallvën o sali!

  • VR.! Mirë qê sequi thotë se qeveria e re ka mbéshtetjen e instititucioneve të BE po saliu a është dakord? Sepse po nuk qe dakord i marrosuri ynë s’kemi gjë në vijë!? Ky ështe lideri botëror që vendos për gjithçka. Ky na jep te hamé, te pime,na lejon te shurrojmë! Ky mor ky cubi ynë trim mbi trimat qe antiplumbin nuk ja shpon dot askush ne botë,as raketat e natos,as gozhdet e arvizuse,as shigjetat e sulejmanit te madherishem! Ky mor ky symbyli yne i bën të dridhen gjithe sarajet e politikës botërore!? E ç’ështe europa për skënderbeun e viçidolit more? Më trushkulur medemek nuk ka për të parë ky truall! Të hengsha hallvën o sali!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *