Sequi: Zgjedhjet, test kritik për Shqipërinë

redaktor

Nuk është vetëm data e mbajtjes së zgjedhjeve çelësi i suksesit për mbajtjen e tyre sipas standarteve demokratike. Pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba, ambasadori i Bashkimit Europian, ndërsa tha se cilësia e zgjedhjeve mbetet test kritik për procesin integrues të Shqipërisë , në mënyrë të vecantë për hapjen e negociatave. Në këtë kontekst ai u shpreh besimplotë ndaj KQZ së re, ndërsa garantoi mbështetjen e BE-së qoftë edhe finaciarisht.

“Cilësia e mirë e zgjedhjeve në përputhje me standardet do jenë një test kritik për procesin drejt intregrimit, në mënyrë të vecantë për hapjen e negociatave.Theksova se duhet të kemi një përgatitjetje të zgjedhjeve në kohën e duhur, nevojën për të patur konsensus në punën e KQZ, si dhe anëtarët e saj, si dhe detyrën që ka KQZ dhe anëtarët e saj. Kam shprehur dhe gadishmërinë e BE për të ndihmuar edhe me fonde nga BE. Vura re që ka një vullnet të mirë dhe një vetëdije të fortë për të ecur përpara” tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *