Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Ettore Sequi ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, që prej një javë kanë nisur misionin e tyre në Tiranë.
Misionin e kryeson ekspertja amerikane Conny McCormack, e cila ne daljen e pare para mediave tha se ODIHR nuk është arbitër i zgjedhjeve, por do të bëjë vlerësime lidhur me Kodin dhe mënyrën se si do të administrohet procesi.
“Është me rëndësi që roli i ekipit të ODIHR-it është një rol që ka të bëjë me aspektin vëzhgues dhe raportimin faktik, dhe jo për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Ne nuk jemi arbitra zgjedhorë. Ne nuk përcaktojmë nëse zgjedhjet në tërësi apo pjesërisht janë legjitime apo jo. Puna dhe metodika jonë e përgjithshme është e bazuar mbi parimet e paanësisë. E gjithë kjo do të jetë pjesë që do drejtojë punën tonë”, – tha kryesuesja e Misionit.
Conny McCormack tha se 21 ditë pas nisjes së punës së Misionit, do të dalë edhe raporti i parë lidhur me situatën parazgjedhore, ndërkohë që raporti përfundimtar së bashku me rekomandimet përkatëse do të publikohen dy muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
ODIHR ka kërkuar edhe 400 vëzhgues afatshkurtër. Ata kanë shumë detyra, ndër të cilat përfshihet hapja e qendrave të votimit në mëngjes, procesi i votimit dhe numërimi i votave dhe tabelat e rezultateve.
Një ditë pas zgjedhjeve do të mbahet konferenca për shtyp me gjetjet dhe konstatimet paraprake. Pas ditës së zgjedhjeve bërthama e ekipit do të qëndrojë në Shqipëri deri në mes të korrikut, për të ndjekur situatën paszgjedhore në vend.
Nuk e dinim!!!!!
Faleminderit per keshillen.
Faleminderit z.Sequi.Ketij miku te madh te Shqiperise,qe ua ndricon mendjen Shqiptareve dhe u drejton atyre shikimin nga rruga e drejte dhe e prosperitetit te tyre si shoqeri dhe Komb ne teresi.Faleminderit z.Seqiu,sepse kete Shqiptaret nuk e dinin,vecse tani qe e the ti,ata e kuptuan dhe e mesuan me ne fund se zgjedhjet qenkan test kyc per integrimin Europian te Shqiperise.Ah moj Shqypni e mejera Shqypni,pka kohe qe te kane qit me krye ne hi.Evropa prej kohesh ka tallur dhe po tall P………n me ty.Sequi eshte i pari dhe me i papari qe tall p……n me ty Shqiperi.
Keta na c’ajne trapin tere kohen me teorite e tyre dhe ne fund dalin me tezen :zgjedhjet ishin me te mira se heren e kaluar,ose fajin se ka asnjeri ose te dy etj.Marrin leket ,marrin djeta sa s’ka ku te shkoje me shume dhe kjo eshte puna e tyre.Rezultati BE-ja i ka dhene kaq milione euro Shqiperise per Sequin me kompani ,por jo per popullin shqiptar.