Ambasadori grek në Shqipëri Leonidas Rokanas i shoqëruar edhe nga Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Ettore Sequi ka prezantuar sot prioritetet e presidencës greke në 6 muajt e parë të vitit 2014.
Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së e cilësoi këtë 6 mujor si shumë të rëndësishëm për Shqipërinë pasi do të merret vendimi për statusin e vendit kandidat.
“Është me rëndësi që të mbahet gjallë dialogu me Bashkimin Europian, për ekonominë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, për axhendën e zgjerimit. Jemi siguruar se Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje pasi prioritetet e presidencës greke janë ambicioze dhe impenjative. Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm për përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian” tha Sequi.