Sëra e kokësapllakëve

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Nuk ka se si t’i kemi mirë punët gjersa “kokat” tona janë kalbur si kërcuret! Në vend që të përzinim tiraninë dhe të dilnim prej dridhmës, vumë në krye gjithë shpellarinë dhe llogaritarin e kooperativës. Vumë në krye enveristët, aventurierët gënjeshtarë, shpifësit, hipokritët. Kjo është sëra e këtyre kokësapllakëve, e këtyre barbarëve, që duan të shkojnë në Evrope duke ndërruar brekushet e anadollakëve, me kostum e kollare, por pasi të bëjnë xhihadin tek Ura e Tabakëve. Këta e dinë mirë se Fondi Monetar Ndërkombëtar bën marrëveshje të fshehta, që në të vërtetë janë publike, legale, kundër këtyre rrumpallëve, që kishin bërë sistemin më të mirë ekonomik të botës së zululandëve, duke ua kaluar francezëve, anglezëve, italianëve e gjermanëve. Këta janë shpellarët që i bien tupanit duke brohoritur për sulltan Salariun e Salistanit dhe “laureshat” cicërojnë me zë të dridhur para mikrofonit fjalët e mençura të tij që i ruajnë poshtë fustanit!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *