Serbët e Kosovës përgënjeshtrojnë Beogradin: Jemi të sigurt këtu

Dita

Situata e Kosovës është paraqitur muajin që lamë pas si e brishtë, qoftë nga zyrtarë të lartë të Beogradit, qoftë nga mediat serbe, sidomos sa i përket sigurisë së popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Megjithatë, komandanti i stacionit policor në Graçanicë, togeri Bratislav Trajkoviç është shprehur për “Indeksonline” se situata në komunën e Graçanicës është e qetë.

“Situata e sigurisë në Komunën e Graçanicës është në nivel të kënaqshëm dhe nuk ka ndonjë arsye për ndonjë shqetësim tek qytetarët, ndërsa sa i përket deklaratave të medieve unë nuk mund t’i komentoj, por ajo që shihet në terren në Graçanicë, në bazë të informacioneve që ne i marrim e që janë zyrtare, situata në komunën tonë është e sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë territor.”

Përveç disa incidenteve të vogla siç janë grafitet e ndryshe nëpër objektet shkollore apo provokimeve me muzikë rrugës nga kalojnë makinat në Graçanicë, togeri Trajkoviç thotë se nuk ka pasur incidente serioze që prej pesë vitesh.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *