Serbët i janë vërsulur ashpër kapitenit të tyre, Brasnilav Ivanoviç për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ndeshjen e ndërprerës mes Serbisë dhe Shqipërisë e regjistori me rezultat 0:3.
Në kërkim të një fajtori, media vendëse ka kritikuar ashpër futbollistin e Chelseat se ka qenë fare i papërqendruar gjatë deklaratave që ka dhënë në fillim para juristëve të UEFA’s dhe, më pas, deklaratat që ka dhënë nëpërmjet “skyp”-it para zyrtarëve të CAS-it.
Sipas medias, Ivanoviç ka qenë kontradiktor dhe kjo e ka rënduar edhe më tepër pozitën e Serbisë për të triumfuar në gjyqin e fundit.
Sipas asaj që raporton “kurir.rs”, Ivanoviç ka deklaruar në seancën dëgjimore të UEFA-s, e vlefshme për procesin që po kryente Komisioni i Apelit, se pas ndërprerjes së ndeshjes kishte shkuar vetëm për të bindur lojtarët shqiptarë që të ktheheshin në fushë, transmeton Expres.
Deri këtu, sipas medias serbe, nuk ka asgjë të keqe, por ndërkohë, në seancën dëgjimore, të vlefshme për procesin që u zhvillua në CAS-in e Lozanës, Ivanoviç pat deklaruar se kishte shkuar te dhoma e shqiptarëve, por jo vetëm.
Ai kishte shkuar aty së bashku me arbitrin dhe ish-trajnerin Advokat. Kjo, sipas medias, është një gafë që ka lëkundur ndjeshëm besimin e gjyqtarëve në raport me Serbinë dhe po ashtu ka zbehur shpresat që ata të dilnin të fituar nga kjo betejë.
Ivanoviç ka qenë në shënjestër të kritikave mediatike menjëherë pas ndeshjes. Në deklaratën e tij ai tha se u ndie keq që ekipi shqiptar u trajtua në mënyrë të tillë në Beograd dhe se futbolli nuk duhet të përzihet me politikën.
Menjëherë pas kësaj deklarate “të butë” kundrejt shqiptarëve, Ivanoviç u kritikua se nuk kishte mbrojtur sa duhet vendin e tij dhe se duhet t’i kishte fajësuar shqiptarët për gjithçka që ndodhi në Beograd.

Jo se ka ndihmuar Shqiperine, por mendoj se ky lojtar eshte teper korrekt me deklaratat e tij! Mos harroni, se ai luan ne vendin ku mbase demokracia ruan standartet me te larta ne Europe, dhe ka mesuar shume prej saj!
Direkt ne ndeshje krijova respekt per Ivanovicin.
Serbia po humbet ekipin, me sulmin qe po i ben Ivanovicit.
Respekt per Brasnilav Ivanoviç, pasi ishte i vetmi qe mbajti nje qendrim shume korrekt ne ate beteje te dhunshme qe ushtruan lijtaret serbe bashke me huliganet e tyre. Te thone cgare te duan, ai ngelet nje figure qe do te repektohet edhe pse sot serbet duan t’j veshin dikujt ato akte te denueshme ndaj futbollisteve shqiptare!
O media serbe , po cfar do te thonte jovanovici more ? nuk mbulohej dielli me shoshe ,boll u mundua platini por fatmiresisht doli zbuluar , JU duheshit denuar e debuar nga aktivitetet ndekombetare , GEZOHUNI ME KAQ, Ivanovic luan ne Angli she ai e kupton mire se ne saj te platinit dhe u,e,f,a, shpetuat shume mire ,
Ore serb kriminele dhe te pabese, Ivanovic ka thene nje te vertete dhe e verteta ne Serbi quhet tradheti. Mbajeni derrin brenda, ashtu sic e meritoni, si gjithnje bajga.