Që serbët paragjykojnë çdo gjë kundrejt Shqipërisë, kjo dihet tashmë, por mendja e tyre djallëzore i kalon caqet.
Dhe këtu nuk po flasim për tifozët e thjeshtë të Serbisë apo ultrasit e saj, por për mediat, që vazhdojnë aludime nga më të ndryshmet. E fundit është ajo kundër gjyqtarit italian me famë botërore, Nicola Rizzoli, që do të arbitrojë ndeshjen e 8 tetorit Shqipëri-Serbi.
Mediat në Beograd shkojnë aq larg, saqë frikësohen se Rizzoli do të ndihmojë Shqipërinë, sepse është italian dhe bashkëkombës i tij Xhani De Bazi është trajneri i kuqezinjve.
Pak e çuditshme alibia e serbëve, më saktë e mediave serbe, të cilat ashtu si edhe në ndeshjen e rrett një viti më parë në Beograd, jo vetëm që nuk u treguan aspak profesioniste, por shpifën deri në atë pikë që dronin e kishte hedhur vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.
Kujtojmë që Nicola Rizzoli është njëri prej gjyqtarëve më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri dhe profesionalizmin e tij e konfirmon fakti se FIFA i besoi finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Gjermani.
Ndërsa UEFA më parë i kishte besuar finalen e Champions League 2013, Bayern Munich-Dortmund.
Gjithashtu, Nicola Rizoli ka arbitruar edhe në shumë ndeshje të mëdha, duke treguar profesionalizëm dhe patriotizmat në këtë rast nuk kanë vend. Për të hedhur poshtë aludimin e mediave serbe ka menduar futbollisti me përvojë serb, Dushan Tadiç, i cili beson në profesionalizmin e Rizzolit, duke deklaruar:
“Ai më ka gjykuar mua në Europa League dhe është një gjyqtar i mirë, kështu që nuk besoj se do të ndikojë në favor të Shqipërisë vetëm sepse Shqipëria udhëhiqet nga një bashkëkombës i tij”./ Telesport

Te ju fusim tekun nje here serbeve e pastaj flasim me ta , Ata per cdo gje e kane nje alibi ,ka mundesi qe ti kene mbush kasetat per ti propogandu gjate dhe pas ndeshjes ,Edhe nje lakuriq nate po kaloi mbi stadium ata do te thone te ndrepritet ndeshja ,po na bombardojne Shqiptaret , apo nuk e kane ate te pakorruptueshmin me vete Platinin pra ,Serbet do te bejne cmos qe ndeshja te deshtoje ,dhe pastaj kuptohet fajtori NE ,Ndeshjen tua leme ne dore cunave tane te cilet e kane zotsine e moralin qe te dalin faqebardhe, Asnje provokacion nuk na falet .jemi shume afer FRances dhe mos e shkelmojme kete shanc qe na eshte dhene ,
Delegati i UEFA-s ne ndeshjen Serbi-Shqiperi ishte Harry Bin bashkekombas i trainierit te Serbise ne ate kohe Dick Advocaat. Raporti i Bin na denoi me humbje 3-0 dhe gjobe 100 mije dollare. Prandaj o sllave te qelbet nuk keni te drejte morale te ankoheni.
Nuk na denoi hollandezi Harri Bin, perkundrazi, ai na perkrahu shume se ishte ai qe dha verdiktin final qe nuk kishte kushte per vazhdimin e ndeshjes, pra qe s’mund te vazhdonte, jo per faj te lojtareve tane. Ne na denoi arbitri anglez, Atkinson, qe shkruajti ne raport se ne refuzuam te ktheheshim ne fushe. Ishte kurth i arbitrit anglez dhe hile e UEFA-s bashke!