Serbët heqin lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë

anazapta

Forcat speciale të xhandarmërisë serbe kanë hequr sot në mëngjes lapidarin e heronjve të UÇPMB-së, në Preshevë. Portali Presheva.com informon se mijëra forca speciale të xhandarmerisë, sot në ora 07:00 të mëngjesit, kanë larguar përmendoren e vendosur në qendër të Preshevës. Nga ish-tregu i vjetër e deri tek rruga që shpie deri tek qendra, në rrugën “Ramiz Sadiku” nga rruga e fshatit Rahovicë deri tek qendra dhe ajo që shpie rrugës për Gjilan kanë qenë të bllokuara nga mijëra forca speciale. Xhandarmëria e largoi dhe mori me vete edhe përmendoren duke e dërguar në lokacion të panjohur dhe pastaj u largua nga qendra e Preshevës.

Gjatë aksionit nuk ka pasur ndonjë incident. Mediat lokale e kanë përcjellë nga afër aksionin e xhandarmërisë serbe, derisa nuk ka pasur ndonjë veprim rezistence nga banorët lokalë.

Një ditë më barë liderët politikë të Luginës së Preshevës janë pajtuar në parim për heqjen e lapidarit, si rezultat i presionit të mekanizmave ndërkombëtarë, por pa përcaktuar vendin se ku do të zhvendoset. Ata janë takuar dje me shefin e OSBE-së në Bujanoc, Eric Manoton.

Siç dihet kryeministri serb Ivica Daçiç kishte dhënë ultimatum që lapidari të zhvendoset para datës 17 janar, kurse kishte ngjallur reagime të shumta tek gjithë spektri shqiptar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *