Serbët i kërkojnë Steven Seagal-it të stërvitë forcat speciale

Ornela

Një sfidë e re e pret aktorin e Steven Seagal. Amerikanit 63 vjeçar që mban rripin e zi në Aikido i është propozuar detyra për të stërvitur forcat speciale serbe, në veçanti t’u mësojë atyre sekretet e aikidos, ku aktori shkëlqen.

Ende nuk ka një përgjigje nga aktori për këtë ftesë, i cili mund ta refuzojë për shkak të impenjimeve të shumta kinematografike.

Seagal ka qenë për disa ditë në Beograd, ku u takua me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe presidentin filo-rus, Tomislav Nikolic. /DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *