Përveç ndarjes në komunë jugore dhe veriore, Mitrovicës po tentohet t’i servohet edhe një e keqe e madhe.
Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Mitrovica jugore dhe Mitrovica veriore duhet të bëjnë përcaktimin e kufijve kadastral deri më datë 10 tetor, që i bie deri nesër.
Mirëpo, problem i madh në këtë drejtim ka dalë kërkesa e serbëve, të cilët kërkojnë të dilet përtej Pakos së Ahtisarit, duke e bërë ridizajnim të ri të kufijve të këtyre dy komunave, që nënkupton rindarje të Mitrovicës.
Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se pala serbe po e kushtëzon këtë proces, me zhvendosjen e kufirit në lumin Ibër, me ç’rast fshatrat Suhodoll, Gushavc dhe Viranc, që gjenden përtej Ibrit dhe që me Pakon e Ahtisarit i takojnë komunës jugore të Mitrovicës do të mbesin me komunën e Mitrovicës së veriut. Po ashtu sipas kësaj kërkese e gjithë rrjedha e lumit Ibër, do t’i takoj komunave veriore serbe.
Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, është nën presion dhe gjatë ditës së sotme do t’i takon grupet parlamentare të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, me qëllim të ndërtimit të një qëndrimi të përbashkët për të mos e lejuar këtë rindarje të re të Mitrovicës.
po pse beni zhurem o serb jua jep mustafa djali juaj me kompani kote e late ne pezulle kaq kohe qe te vendosni bijete tuaje ne krye qe te udheheqine kombine shqiptare si ne tirane dhe ne prishtine bijte e serbise komandojne dhe ca ka dashte serbia eshte ber
Prishtina ka aq ministra e zevendes-ministra [qe vlejne sa per roje stalle lopesh] sa ia kalojne si numer edhe Rusise.