Serbët kërkojnë të pengohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

Leda Hysa

 

Serbia u kërkon kishave evropiane ta pengojnë Kosovën në UNESCO.

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq në Kuvendin e përgjithshëm të Konferencës së Kishave Evropiane në Novi Sad, kërkoi mbështetje kur është në rend te ditës vendosmëria e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai theksoi se “pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhet nga artet dhe arkitektura kishtare serbe”.

“Shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë nuk kanë treguar vullnet të parandalojnë shkatërrimin e saj”, tha mes tjerash Gjorgjeviq.

Ai ka theksuar se Serbia kërkon zgjidhje kompromise në bisedimet me Kosovën, sipas së cilës asnjëra nga palët nuk do të jetë krejtësisht e kënaqur, por të dy palët do të marrin diçka./Express

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *