Serbët kthehen, nuk hyjnë në Mushtisht

Elton Tafaruci

Pjesëtarët e komunitetit serb që ishin nisur për një festë fetare në fshatin Mushtisht, janë kthyer pa hyrë fare në fshat.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Policia e Kosovës ka përfunduar punën e vet në mënyrë profesionale, protestuesit i ka larguar nga rruga e fshatit ku ka qenë e bllokuar, por pjesëtarët e komunitetit serb, janë kthyer dhe nuk kanë hyrë fare në fshatin Mushtisht”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai, megjithatë, ka treguar se përfaqësuesit fetarë të serbëve, në mëngjes kanë mbajtur ceremoninë e lutjes në kishë, që do të thotë se e kanë përfunduar edhe festën fetare.

Kurse, tre autobusë me qytetarë serbë, kanë pritur një kohë të gjatë, Policia i ka siguruar rrugën që të hyjnë në fshat, por ata janë kthyer nga kanë ardhur.

Share This Article
3 Comments
  • Vijini re,

    kur vjen tek mbijetesa dhe lufta, protesta apo pasiguaria, “kosovaret” mbulohen me kuq e zi. Ajo lecka me yje, qe ua dhane si simbol shteteror, nuk u mjafton per te shprehur mllefin qe kane.
    Do i beja nje propozim, “xhamadanit vija-vija”. Nga e hena deri te premten, do jini kosovare. Ne fundjave,,,,nxirrni nga vrimat, flamujt me shkabe dykrenare dhe,,,,,le te filloje dasma. O sa mire me ken,,,,

  • POLICIA UA HAPI RRUGEN, PERSE NUK U KTHYEN????!!!!!!!!!!!!!!!

    SEPSE JANE BASHKEPUNETORE TE MILLOSHEVICIT, SEPSE KANE VRARE SHQIPETARE.

    KETA NJEREZ, NUK KA POLICI TI MARRE PERSIPER, VENDI PER KETA ESHTE GJYQI PER KRIME KUNDER NJEREZIMIT, PO NUK E BENE GJYKATAT, DO TA BEJE MILETI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *