Serbët me dyshtetësi votojnë për parlamentin e Serbisë

Elton Tafaruci

Në Kosovë sot serbët me dyshtetësi votojnë për parlamentin e Serbisë, nderkohe qe në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale e në krahinën e Vojvodinës edhe zgjedhjet për Kuvendin Krahinor.

Në Kosovë, sipas medias serbe, për sot janë të regjistruar  106. 094 votues, të cilët “të drejtën e tyre për të votuar mund ta realizojnë në 90 qendra votimi”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar ndërmarrjen sot të një operacioni të grumbullimit të votave për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Paralajmërohej se, në këtë ditë, Misioni i OSBE-së do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre. OSBE ka deklaruar se ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

Pas përfundimit të procesit, OSBE do t’i dergoje votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë (qytete në Serbi) dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë për numërim e procedura të metejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *