Serbët në Beograd u ndjenë të provokuar nga shqiptarët

Dita

Gazeta serbe “Kurir” është ankuar se tifozët shqiptarë sërish e provokuan Serbinë edhe në ndeshjen miqësore kundër Francës në Rennes.

Serbet e kanë harruar humbjen ndaj Danimarkës në Beograd me rezultatin 1-3, teksa kanë filluar të merren me tifozët shqiptarë që përkrahën Kombëtaren shqiptare në Rennes, në ndeshjen miqësore ndaj Francës.

Gazeta serbe “Kurir”, shkruan se tifozët provokuan Serbinë me këngë nacionaliste, dhe me shfaqjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe, i njëjti që u valvit me anë të një droni mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, në ndeshjen e ndërprerë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *