Thuajse një dekadë pas bombardimeve, në Serbi mbeten ende shumë të forta ndjenjat kundër NATO-s.
Instituti i Çështjeve Europiane në Beograd ka realizuar një vëzhgim, nga i cili pjesa dërrmuese e serbëve jo vetëm që janë kundër anëtarësimit në aleancën e Atlantikut, por nuk do të pranonte as një ndjesë për bombardimet e vitit 1999.
Sipas këtij studimi, 84 për qind e serbëve janë kundër NATO-s, ndërkohë që 62 për qind sot nuk do të pranonin ndjesën në asnjë lloj forme të Aleancës për sulmet e atyre muajve.
Vetëm 10 për qind mbështesin anëtarësimin, ndërsa 17 përqind besojnë se bombardimet e NATO-s ishin pasojë e politikave të Sllobodan Milloshevi.
l.h/ dita

se pranojne,
sepse s’ka kuptim Falja e NATO-s !
Nje kolegu im ushtarak mendon se serbet duhet ta pranojne ndjesen e NATOs sepse serbet tan kohen mburren qe NATO nuk u beri ndonje dem atyre. Ato e mashtruan NATOn duke ndertuar aeroplana dhe tanka prej letre.
Nuk e di pse vihen tituj shkrimesh qe nuk jane te sakte, madje jane dizinformues.
Shpesh, kjo ndosh sepse gazetari perkates ka formim gjuhesor shume te manget, per te mos thene te deformuar.
Disa here kjo ndodh per ta bere shkrimin terheqes/intrigues qe nga titulli, per te marre me shume klikime qe, perndryshe, nuk do te ndodhnin.
E pranueshme, por zgjedhja e titullit asnjehere nuk duhet te deformoje permbajtjen e lajmit.
Ne rastin e ketij shkrimi, gjykoj, titulli do te duhej te ishte:
” 62% e serbeve nuk do te pranonin ndjesen e NATO-s”
Dhe, dua te theksoj, se titullin e sugjeruar e kam shkeputur tekstualisht nga vete permbajtja e shkrimit.