Serbi, 13-vjeçaret ofrojnë seks për një byrek

Elton Tafaruci

Vajzat e moshës 12-13 vjeç janë të angazhuara gjithnjë e më shumë në prostitucion, për shërbime seksuale duke kërkuar 4 Euro, ndërsa disa prej tyre ofrojnë shërbime edhe atë vetëm për një byrek dhe një kos.

Kjo gjë ndodh në Novi Sad të Serbisë, ndërsa policia thotë se edhe kur i kapin prostitutat e reja, nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur në burg.

Policia haset në shembuj të tmerrshëm se si prostitutat e mitura ofrojnë seks oral për një mëngjes të thjeshtë, edhe atë për një byrek dhe një kos.

“Ne kishim një rast që vajzat e mitura shesin trupat e tyre për byrek dhe kos, është e vërtetë, dhe gjithashtu se një vajzë shtatzënë në muajin e shtatë ofron seks oral për klientët për një mijë dinarë”, tha zëdhënësi i policisë për një gazetë lokale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *