Analistët politikë e cilësojnë mjaft të çuditshme dhe të dyshimtë hapjen e debatit për shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, sidomos në këtë fazë bashkëbisedimesh që ndodhen të dyja vendet.
Analisti i DW, Blerim Burjani është shprehur se “ky debat është mjaft i rrezikshëm për rajonin, duke pasur parasysh që Ballkani ka plot telashe historike dhe etnike”.
Edhe ekspertja e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore, Johanna Deimel ka thënë për Dojçe Vele se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve është një përshkallëzim i rrezikshëm.
“Tani kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga pavarësia e Kosovës, rikthimi tek ideja e atashimit të Preshevës dhe heqjes dorë prej veriut të Kosovës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm, madje edhe provokues. Nëse vërtetë pas dyerve të mbyllura në Uashington zhvillohen bisedime serioze për një shkëmbim territoresh, atëherë Brukseli do të humbiste kontrollin”, është shprehur ajo.
Nëse duhet të ketë korrigjim kufijsh apo jo, mjaft politikanë në Prishtinë shprehen kundër.
Artan Murati (KDI) thotë se Lugina e Preshevës duhet të diskutohet në tavolinë me Serbinë, jo për shkëmbim territoresh por për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Ai shprehet se duhet të kërkohet reciprocitet për shqiptarët e Luginës. Në të kundërtën , ai cilëson se shkëmbimi i territoreve shkakton probleme të reja në të gjithë Ballkanin.
Ish ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka shkruan se se “çështja e Luginës së Preshevës duhet të zgjidhet si një e tërë dhe nuk mund të reduktohet në një “korrigjim kufiri”. Në rastin më të mirë, kjo “zgjidhje” tregon për mosnjohje të thellë të këtij problemi. Në rastin më të keq, për përpjekje të dështuara për mashtrimin e opinionit, se gjoja po merret me zgjidhjen e këtij problemi, kur në fakt, ai nuk ka asgjë në dorë”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia gjenden në bashkëbisedime që nga viti 2011. Janë arritur një sërë marrëveshjesh, por Bashkimi Evropian po kërkon tani një marrëveshje përfundimtare që do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç janë shprehur në takimin e fundit në Bruksel se ndonëse bisedimet u shfaqën të vështira, ata do të përpiqeshin të intensifikonin punët në javët në vazhdim.
s.a/dita

Thone se korigjimi i kufijve do te jete dicka e keqe por nuk thone cila eshte e keqja
Me leje t’a thom une:
E keqja eshte se ti je trap “As”, o ke lindur down o je rrezuar nga uturaku kur ke qene e vogel dhe ke demtime te pakorigjueshme ne tru.
Shteti serb ka eksperienca dhe dokumentacione te bolleshme , ka fakte te pakontestueshme se si duhet vepruar me shqiptaret ne rethana dhe kushte te caktuara historike qe ata te behen pjese e interesave dhe qellimeve serbe si eshte rasti i Esat Pashe Toptanit , Haxhi Qamilit , Enver Hoxhes , Fadil Hixhes e Hysamedin Azemit , Sinan Hassnit e Azem Vllasit , Fatos Nanos , Sali Berishes , Xhavit Hitit e Adem Demaqit , Hashim Thacit e Bashkim Finos, Kadri Vesit e shume e shume shqiptar te Shqiperise e Kosoves te cilet ne momente te caktuara historike, me qendrimet e tyre dhe bendimet qe morren i bene keq popullit shqiptar gabime , faturen e te cileve populli shqiptar e pagoi me gjak, me humbje te rinise se tije , shtreses intelektuale , e pagoi me humbjen e gadi 2/3 e teritorit te tij dhe e pagoi me shperngulje masive nga vendi ku u linden prindrtit dhe stetgjysherit e tyre drejte shkretirave td anadollit , drejte Amerikes , drejte shteteve te Europes per mose tu kethyer me kurre ne vendin d tyre.
Nji thenje popullore per deklaratat e Thacit drejtuar Sali Berishes thote
” s ka me keqe se kure i keshmi te kesh ”
Sali Berisha theu embargos e KS te KB vendosur Jugosllavise me 1992 duke i mbushur me karburante tanket serbe dhe duke u be pjesemarres ne zgjatjen e vuajtjeve te popujve bashnjak e kroat por pergjegjen ne pyetje se Mitrovicen e Veriut kushe e zbrazi nga shqiptaret pase qershorit te ’99 askush deri sot nuk e dha …!
E para e te pares eshte qe me kembim territoresh shqiptaro-shqiptare, nuk kane te drejte te merren “shqiptaret” kosovare. E si mund te kembehet territori shqiptar i Mitrovices me territorin shqiptar te Presheves…? E dihet se territor i okupuar shqiptar eshte edhe Nishi me Sanxhakun e vet me teper se 700 katundeve e qindra qyteteve shqiptare nen okupimin serb…
Kush dhe cili eshte ai shqiptar qe guxon ta beje ate marre e turp?…
Tradhtaret e shqiptareve dhe te Shqiperise, u shofshin me fare e me fis.
DRENICA E KUQE
Kujt ia ka pi sorra mendt dhe cili eshte ai shqiptar qe guxon me mendu e me ba keso faqesh t’zeza!…
Çatrafelli
Shekspiri: Nëse me mashtron njëherë, je fajtorë ti! Nëse me mashtron së dyti, fajtori jam unë!
Idetë për këmbimin e territoreve si mundësi” për zgjidhjen përfundimtare” të problemi shqiptaro-serbijan. nuk janë të sodit. Por, ato , realisht kanë filluar të dalin publikisht në këtë fazë bashkëbisedimesh. Çka është edhe më keq po bëhet fjalë për Këmbimi një pjesë të territorit shqiptar, po me një territor tjetër shqiptar. Sipas logjikës së të të implikuarve në këtë pazarllëk, duhet t’u jepet pushtuesve, pra, thundrakëve serbo-çetnik një pjesë e territorit shqiptar të çliruar të Kosovës, për një pjesë të territorit, po shqiptar të Kosovës, të quajtur ndryshe Lugina e Preshevës, e cila iu aneksua NR Serbisë me një vendim politik, të aminuar nga kuislingët shqipfolës- të “fortit” e AOKM.
Të pretendosh se serbijanët do ta japin paqësisht Luginën e Preshevës, kur dihet se nëpër të kalon Korridori i Dhjetë (autorruga, hekurudha dhe siç planifikohet kanali lundrues Danub, Moravë, Vardar – Selanik), nuk mund të mos vlerësohet, së paku naivitet i palës tonë.
Kur jemi te kjo temë, nuk bënë pa e venë në spikamë, se Serbia aktualisht mbanë një pjesë të madhe të Atëmëmëdheut tonë, prej më shumë se 620 vendbanime (“Shqipëria e Toplicës”). Si e arriti këtë? Përgjigja është një dhe vetëm një:këtë territor e patën spastruar nga shqiptarët autokton me ndihmën e “kamës” çetnike. Çka është edhe më keq, ky gjenocid i thundrakëve serbo-çetnik ndaj shqiptarëve është i verifikuar me dokumentet e kohës, dhe shihet qartë nuk ishte i pa mbështetur nga mujsharët ndërkombëtar evro-perëndimor dhe “ariu i Sibirit”!
Nuk di të gjejë përgjigjen: pse, sot nuk vërehet as edhe një përpjekje e përfaqësuesve shqiptar dhe atyre të demokracisë evro-perëndimore, që do shpinte drejt korrigjimit të këtyre padrejtësive, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?
Të mbështesësh një këmbim të tillë çfarë po flitet sot, një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet ndryshe pos tradhti ndaj Lumenjve të lotëve dhe të Gjakut të derdhur, ndër shekuj, në mbrojtje edhe të të drejtës legjitime të shqiptarëve, për të jetuar i lirë dhe për të vetëvendosur vetë për të ardhmen e tij!
Shekspiri: Nëse me mashtron njëherë, je fajtorë ti! Nëse me mashtron së dyti, fajtori jam unë!
Idetë për këmbimin e territoreve si mundësi” për zgjidhjen përfundimtare” të problemi shqiptaro-serbijan. nuk janë të sodit. Por, ato , realisht kanë filluar të dalin publikisht në këtë fazë bashkëbisedimesh. Çka është edhe më keq po bëhet fjalë për Këmbimi një pjesë të territorit shqiptar, po me një territor tjetër shqiptar. Sipas logjikës së të të implikuarve në këtë pazarllëk, duhet t’u jepet pushtuesve, pra, thundrakëve serbo-çetnik një pjesë e territorit shqiptar të çliruar të Kosovës, për një pjesë të territorit, po shqiptar të Kosovës, të quajtur ndryshe Lugina e Preshevës, e cila iu aneksua NR Serbisë me një vendim politik, të aminuar nga kuislingët shqipfolës- të “fortit” e AOKM.
Të pretendosh se serbijanët do ta japin paqësisht Luginën e Preshevës, kur dihet se nëpër të kalon Korridori i Dhjetë (autorruga, hekurudha dhe siç planifikohet kanali lundrues Danub, Moravë, Vardar – Selanik), nuk mund të mos vlerësohet, së paku naivitet i palës tonë.
Kur jemi te kjo temë, nuk bënë pa e venë në spikamë, se Serbia aktualisht mbanë një pjesë të madhe të Atëmëmëdheut tonë, prej më shumë se 620 vendbanime (“Shqipëria e Toplicës”). Si e arriti këtë? Përgjigja është një dhe vetëm një:këtë territor e patën spastruar nga shqiptarët autokton me ndihmën e “kamës” çetnike. Çka është edhe më keq, ky gjenocid i thundrakëve serbo-çetnik ndaj shqiptarëve është i verifikuar me dokumentet e kohës, dhe shihet qartë nuk ishte i pa mbështetur nga mujsharët ndërkombëtar evro-perëndimor dhe “ariu i Sibirit”!
Nuk di të gjejë përgjigjen: pse, sot nuk vërehet as edhe një përpjekje e përfaqësuesve shqiptar dhe atyre të demokracisë evro-perëndimore, që do shpinte drejt korrigjimit të këtyre padrejtësive, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?
Të mbështesësh një këmbim të tillë çfarë po flitet sot, një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet ndryshe pos tradhti ndaj Lumenjve të lotëve dhe të Gjakut të derdhur, ndër shekuj, në mbrojtje edhe të të drejtës legjitime të shqiptarëve, për të jetuar të lirë në vendin e tyre, trashëgim prej të parëve dhe për të vetëvendosur vetë dhe lirshëm për të ardhmen e tij!
Të shumëçmuar,
Kam një lutje të madhe besaoj për një punë të vogël, por besoj të rëndësishme. A mundeni që komenti tim të botuar t’ia shtoni ..trashëgim prej të parëve dhe për të vetëvendosur dhe vetë dhe lirshëm ..dhe këtë në rrjeshti e fundit apo ta boton kopjen e dytë që ua dërgova. Paçi shëndet dhe u prift e mbara, Sejdi Veseli