Serbi, miratohet qeveria e re, Vuçiç kryeministër

anazapta

​Pas një maratone, Kuvendi i Serbisë ka zgjedhur qeverinë e re të Serbisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Aleksandar Vuçiç. Zëvendës i tij i parë do të jetë Ish-kryeministri Ivica Daçiç, i cili njëherësh do të jetë edhe ministër i punëve të jashtme

Kabineti i Vuçiçit do të ketë 16 ministra dhe dy ministra pa portofol. Ndryshe, në Kuvendin e Serbisë për qeverinë e re votuan 198 deputetë, 23 ishin kundër, 6 abstenuan, ndërsa një deputet nuk deshi të votojë.

Partia Progresive e Vuçiçit në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 16 mars e ka fituar shumicën, me 158 vendeve në parlamentin që ka gjithsej 250 deputetë.

Bashkimi Evropian i ka hapur bisedimet për pranim me Serbinë këtë vit, pasi Serbia është pajtuar për normalizimin e raporteve me Kosovën./ RTK

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *