Serbi, sekuestrohet një sasi droge rekord

anazapta

Pothuajse një ton marijuanë është sekuestruar nga policia doganore serbe në kufi me Kroacinë. Sasia më e madhe e marijuanës e konfiskuar ndonjëherë në Serbi, më shumë se 900 kg, u kap në Batrovc, në perëndim të vendit. Droga ishte ngarkuar në një kamion që udhëtonte nga Maqedoni drejt Zvicrës. Drejtuesi i mjetit ishte një shtetas maqedonas, i cili u arrestua menjëherë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *