Serbia do të nisë ndërtimin e autostradës drejt Kosovës

Dita

Rruga Durrës-Kukës-Morin-Merdar shumë shpejt pritet të vazhdojë deri në Nish. Qeveria serbe ka miratuar projektin që nis gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Rruga do të shtojë ndjeshëm shkëmbimet bregdetare nga porti i Durrësit e më gjerë. Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç, sipas kjo autostradë është me shumë rëndësi për Serbinë.

“Për ne kjo autostradë është me shumë rëndësi, jo vetëm për shkak të transportimit të mallrave e njerëzve, por për shkak se përmes Korridorit 10 do të lidhemi edhe me Bullgarinë, Shqipërinë e Maqedoninë dhe kjo do të thotë më shumë punë për kompanitë tona”, theksoi ajo.

Zyrtarja e Qeverisë serbe ka shtuar se Serbia ka përfunduar detyrimet e veta si dhe dokumentacionin projektues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *