Serbia do të përkujtojë Esat Pashë Toptanin?

redaktor

Gazeta “Express” e Kosovës shkruan se autoritetet serbe kanë ndërmend që t’i kushtojnë një ceremoni përkujtimore Esat Pashë Toptanit.

“Express” citon për këtë Marko Djuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën, këshilltar edhe i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, sipas të cilit:

Esat Pashë Toptani ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serbe, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, e ka mbrojtur nga bandat kaçake me xhandarë të vetët dhe i cili, duke përcjellë mbretin dhe qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut”.

Djuriç e ka sjellë këtë ilustrim duke theksuar para serbëve se jo çdo gjë ka qenë e zezë në historinë e marrëdhënieve mes dy kombeve.

Më tej “Express” komenton nëse ky përkujtim do t’i paraprijë ose jo vizitës së Edi Ramës më 22 tetor në Beograd dhe sa mund të reflektohet një gjë e tillë në kuadër të kësaj vizite.

Share This Article
3 Comments
  • Provokim për z. Rama për të parë ç’qëndrim do të mbajë ndaj këtij përkujtimi!? Sërbët kurdisin plot provokime të tilla para cdo vizite? Protokolli i Ramës duhet të jetë shumë vigjilent? Deri në ekzagjerim të saj madje? Mendoj se përkujtimin e esat toptanit duhet ta bëjë dhe saliu? Janë vëllezër ideali dhe me gjak tradhëtari të dy? Saliu duhet te vejë dhe në Beorad për ceremoninë përkujtimore të sivëllait të tij toptanas? Tung! Sali mos harro të shkosh?

  • Lexojeni o të nderuar komentues këtë lajm sepse ka një kuptim te madh historik për të kuptuar kë kanë përkrahur armiqte tanë historike? Tung!

  • Eshte nje PROVOKIM i hapur dhe FINOK i serbeve para vizites se Rames ne Beograd!
    Kjo eshte edhe nje mbeshtetje e qarte per agjentet e Serbise Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha!
    Per Kosovaret nuk ka problem,sepse ata Rugoven TRADHETAR e bene president,ndersa Sali Berishen ARMIKUN E TYRE e mbajne per HERO!
    Keshtu kane qene gjithmone VERIORET:
    -BEJUA NENEN TE TE THONE BABA!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *