Serbia e poshtëruar: Jemi poshtë Shqipërisë

anazapta

Futbolli është terreni ku më tepër se kudo ngrenë krye ndjenjat nacionaliste dhe një fakt i ditëve të fundit mjafton për ta vërtetuar. Shqipëria është në vendin e 37-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, një vend që nuk e ka provuar kurrë më parë e që natyrshëm ka bërë krenarë shumë përkrahës të skuadrës kuqezi. Renditja e FIFA-s mund të mos jetë treguesi më i mirë i forcës së një skuadre (mjafton të shihni ku është Brazili, në vendin e nëntë, i 22-ti një muaj më parë), por në rastin e Shqipërisë është festuar më tepër në lidhje me Serbinë. Kuqezinjtë janë katër vende sipër Serbisë dhe kjo ka shkaktuar reagim në të dyja vendet. Media shqiptare ka shkruar e lumtur për faktin që skuadra e Xhani De Biazi qëndron mbi Serbinë, e kundërta figuron në vendin tjetër. Serbia ka humbur pesë vende, është e 41-ta, po për gazetën serbe “Telegraf” ky është fundi. “Kemi prekur fundin, edhe Shqipëria e ka kaluar Serbinë në ranglistën e FIFA-s”, shkruante “Telegraf”. Nuk ka qenë e vetmja, sepse edhe portalet online janë marrë pikërisht me këtë gjë, jo thjesht me rënien e skuadrës së tyre, por me rënien poshtë Shqipërisë. “Serbia poshtë Shqipërisë”, shkruante B92. “Shqiponjat e Shqipërisë para kolibrave”, shkruan Smedia.rs. Gjithçka është parë si e turpshme dhe nuk kanë munguar kritikat ndaj trajnerit Sinisha Mihajlloviç, i cili po kalon ditë të vështira në krye të kombëtares. Në fakt, marrëdhëniet e tij të këqija me median vijnë për shkak të rezultateve negative të skuadrës, tashmë pa shanse për të shkuar në botëror. Pikërisht, më tepër se renditja e përmuajshme dhe tepër e diskutueshme e FIFA-s, është një tjetër fakt që serbët mund t’i lërë dhimbshëm me kokën ulur: Shqipëria mban vendin e dytë në grupin e saj, është në luftë për një vend në play-off, teorikisht edhe për kualifikim direkt, ndërsa skuadra e tyre është përfundimisht jashtë, 12 pikë poshtë Belgjikës kryesuese, nëntë pikë poshtë Kroacisë, kundërshtarit tjetër të urryer.

Schadenfreude!

 

 

Share This Article
2 Comments
  • ju kasapet e ballanit ,mund te thoni c ,fare te doni nga yu ne kure nuk kemi pritur te mira ,perkundrazi ju keni bere ckeni dashur me ne,por vetem nje gje mos haroni ,sado te perpiqeni sado te na poshteroni ,,ne koken larte do ta mbajme …nga nje ane nese do te flasim pa pasione politike ,dhe kembengulja juaj qe juve te na mbani nen hijen tuaj tregon qe ju nuk beni dot pane por qellimet tuaja te mbrapshta e denigruse ,,,ju njeres qe beni politike te mbrapshtee qe veten tuaj do demtoni me se shumti ,,duhet ti jeni mirenjohes vetem njerit sali berishes ,,ne jo vetem ne sport ,por ne gjitha fushat e jetes do te ishim ne mynyre te pa diskutushme shume e shume para jush ju me dhendrin tuaj na kini bere nje dem aq te madh sa duhet nje analize aq e madhe sa terish me vite nuk i gjen dot fundin …nuk dua te merem me fatkeqesite qe i kini sjelle kombit tone ,,se ato jane te pa llogariteshme ,,por vetem nje gje qe me ka bere pershtypje dhe jo vetem mua ,,kur doli sharlatani i vendit tim dhe i dashuri juaj qe i kishte vajtur syri ne mes te ballit nga gezimi kur ju more ftesen per ne b e ky ishte kulmi ,,,keshtu juve qe jeni terbuar per kete sukses te sportit ,,kini te drejte legjitime te krenoheni me ate qe dhendri juaj na ka lene mbrapa me te tjerat ,,po tani ju ka ardhur fundi ne shqiperi po fryn nje ere tjeter ne nuk e rugen per ne B E AS NGA BEOGRADI E AS NGA ATHINA RUGA GJEOGRAFIKISHT ESHTE NGA ITALIA DHE NGA ANDEJ DREJ BRUKSELIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *